Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Detaji që kamerat kapën: Pse Pedro Neto kishte atleten e çarë në sfidën Portugali–Spanjë?

timoni.al by timoni.al
July 8, 2026
in AKTUALITET, Sport
0
Detaji që kamerat kapën: Pse Pedro Neto kishte atleten e çarë në sfidën Portugali–Spanjë?
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ndeshjes së 1/8-ave të finales së Kupës së Botës 2026 mes Portugalisë dhe Spanjës u vu re një detaj i pazakontë: sulmuesi portugez Pedro Neto luante me këpucën e djathtë të shpuar në pjesën e thembrës. Kamerat e fokusuan disa herë dhe pamjet u bënë virale në rrjetet sociale, ku fillimisht shumë tifozë dyshuan për një dëmtim të shkaktuar gjatë lojës ose për një defekt në pajisje. Megjithatë, shoëroi se vrima ishte bërë qëllimisht dhe lidhej me një problem shëndetësor.

Edhe kur magazinieri i kombëtares portugeze sjellë një palë këpucë të tjera gjatë ndeshjes, ato ishin modifikuar në të njëjtin vend, duke konfirmuar se prerja në pjesën e pasme ishte zgjidhje e qëllimshme. Sipas raportimeve, Neto vuan nga sindroma Haglund, një gjendje që prek pjesën e pasme të thembrës dhe shkakton një dalje të kockës pranë tendinit të Akilit. Kjo dalje fërkohet vazhdimisht me pjesën e fortë të këpucës, duke shkaktuar dhimbje dhe inflamacion.

Për futbollistët profesionistë, përdorimi i këpucëve shumë të ngushta rrit presionin në atë zonë dhe dhimbja mund të bëhet e padurueshme. Për të eliminuar fërkimin dhe lehtësuar dhimbjen, krijohet një hapje në pjesën e pasme të këpucës që largon kontaktin me zonën e prekjes dhe u lejon lojtarëve të vazhdojnë të lëvizin pa dhimbje. Sindroma Haglund nuk është e rrallë në futboll; në të kaluarën edhe emra si Mats Hummels dhe Eljif Elmas janë përballur me të njëjtën problematikë.

Trajtimi fillestar i kësaj gjendjeje zakonisht përfshin përdorimin e këpucëve të modifikuara, shtrojave speciale, seancave të fizioterapisë dhe medikamenteve kundër inflamacionit për të menaxhuar dhimbjen dhe reagimin inflamator. Zgjidhja përfundimtare mbetet ndërhyrja kirurgjikale për heqjen e daljes së kockës, por për shkak të kohës së gjatë të rikuperimit shumë futbollistë zgjedhin ta shtyjnë operacionin dhe të vazhdojnë të luajnë me këpucë të përshtatura, siç veproi Neto. Burimi i lajmit: Top Channel.

Previous Post

Ish-deputetja e PS që iu bashkua ‘Flamingove’ kundër Ramës: 4 milionë Kanye West të jepeshin për parandalim zjarresh

Next Post

Tronditëse në Kanada: Dentisti vret dy fëmijët dhe i vë flakën makinës; zbulohet letra e fundit, ja fajtorët

Next Post
Tronditëse në Kanada: Dentisti vret dy fëmijët dhe i vë flakën makinës; zbulohet letra e fundit, ja fajtorët

Tronditëse në Kanada: Dentisti vret dy fëmijët dhe i vë flakën makinës; zbulohet letra e fundit, ja fajtorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al