Informacione të reja vijojnë të dalin lidhur me vrasjen që ndodhi sot në Roskovec të Fierit, ku 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, Merushe Hazizi dhe më pas u vetëvar në pemë.
I biri i autorit, Fatjoni ka qenë i martuar dhe nga kjo martesë ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë.
Sipas raportimeve, Xhevahir Hoxha nuk e donte Merushen pasi kjo ishte e martuar më parë me dikë tjetër dhe kishin 3 fëmijë dhe donte që djali të mbante për nuse gruan e parë me të cilën ka 1 fëmijë.
Mësohet se në datë 16.03.2022 është plotësuar kërkesë padia në Polici për urdhër mbrojtje të 61-vjeçarit nga djali dhe fillimisht Gjykata e ka pranuar për dhunë psikologjike. Por në seancën e radhës, dt 28.03.2022, e ka hequr urdhrin e mbrojtjes. Në polici nuk ka asnjë ankesë nga djali apo nga nusja për vjehrrin. Bëhet fjalë vetëm për një ankesa që ka bërë 61-vjeçari për dhunë psikologjike nga i biri.

