Monday, August 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Detaje nga arrestimi i shumëkërkuarit Ylli Zalla: arsenal armësh, eksplozivë, drogë, uniformë policie, kallashnikov me 3 krehra

timoni.al by timoni.al
August 17, 2026
in KRYESORE
0
Detaje nga arrestimi i shumëkërkuarit Ylli Zalla: arsenal armësh, eksplozivë, drogë, uniformë policie, kallashnikov me 3 krehra
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit njofton arrestimin e 49-vjeçarit Ylli Zalla, i shpallur prej muajsh në kërkim dhe i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni i koduar “Fundi i Arratisë” u zhvillua në Krujë nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Zalla u lokalizua dhe u arrestua në një zonë të pyllëzuar, ku gjatë kapjes iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra.

Policia bën me dije se i njëjti kishte shpëtuar më parë disa herë nga përpjekjet për kapjen e tij. Autoritetet rikujtojnë se më 14 nëntor 2025 në banesën e 49-vjeçarit ishte gjetur një arsenal armësh, lëndësh plasëse, armësh zjarri dhe municioni. Në vijim të kontrolleve, më 20 shkurt shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë sekuestruan në zonën përreth dhe pranë banesës së tij një tjetër arsenal armësh, lëndë plasëse dhe municion luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa, uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu, më 23 qershor, gjatë kontrollit në banesën e tij në kuadër të operacioneve për kapjen e tij, u sekuestrua një pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, një celular, municion luftarak dhe një detektor frekuencash. Materialet procedurale të mbledhura gjatë operacioneve do t’u referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Fundi i Arratisë” përmbledh aktivitetet e një serie kontrollesh dhe veprimesh operative të kryera gjatë periudhës së fundit në përpjekje për kapjen e personit të shpallur në kërkim, me sekuestrime të përsëritura të armëve, municionit, lëndëve plasëse dhe sendeve të dyshimta në banesën dhe rrethinat ku ai qëndronte. Arrestimi i Zallës u realizua në bashkëpunim ndërstruktural midis forcave speciale dhe policisë vendore në Krujë.

Previous Post

Fluks i madh në Qafë Botë: rreth 500 automjete presin, pala greke punon me 2 sportele

Next Post

Pse dështoi transferimi i Emiliano Martinez te Juventus në Torino?

Next Post
Pse dështoi transferimi i Emiliano Martinez te Juventus në Torino?

Pse dështoi transferimi i Emiliano Martinez te Juventus në Torino?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al