Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DETAJE/ 1 kg kanabis 2 mijë euro, “shtëpia e barit” ndodhej në jug, si bëhej transporti me dy makina

Editor by Editor
June 6, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
DETAJE/ 1 kg kanabis 2 mijë euro, “shtëpia e barit” ndodhej në jug, si bëhej transporti me dy makina
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona u arrestuan ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve. Bëhet fjalë për shtetasit Gazmend Hoxha, Saimir Gerbaj, Aleksander Kili dhe Orgest Beqo. Ata u kapën në rrugën “Kasem Shima”, dhe në automjetin tip “Benz” u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 19.30 kg.

Vizion Plus mëson se grupi kriminal prej kohësh ishte i përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike kryesisht në Tiranë.

Kanabisi i sekuestruar ishte kultivuar përmes llampave në shtëpi bari.

Kg i tij shitej në treg më shumë se 2000 euro. Dyshohet se shtëpia e barit ndodhet në jug të vendit, ku Antidroga e Tiranës po heton për zbulimin e vendndodhjes së banesës.

Grupi në momentin që sillte lëndën narkotike në kryeqytet ndaheshin në dy automjete, njëra hapte rrugën dhe kontrollonte nëse ka apo jo prezencë të policisë dhe mjeti i dytë kishte në bagazh kanabisin.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Aleksander Kilit, shërbimet e Policisë, gjetën një armë zjarri pushkë, 200 fara të dyshuara narkotike kanabisi. Lënda narkotike së bashku me sendet e tjera të jashtëligjshme, 2 automjete e 7 aparate celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Previous Post

Përfshihet nga flakët një kasolle në Tepelenë, zjarri rrezikon banesat në zonë

Next Post

Nga kostot te mënyra e funksionimit të kampeve, Reuters: Çfarë përfiton Shqipëria dhe Italia nga marrëveshja e emigrantëve

Next Post
Nga kostot te mënyra e funksionimit të kampeve, Reuters: Çfarë përfiton Shqipëria dhe Italia nga marrëveshja e emigrantëve

Nga kostot te mënyra e funksionimit të kampeve, Reuters: Çfarë përfiton Shqipëria dhe Italia nga marrëveshja e emigrantëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al