Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deri në 8 vite burg, Kodi Penal i ri dënon ashpër mashtruesit me skema piramidale si edhe falsifikatorët e parave

Editor by Editor
August 28, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Deri në 8 vite burg, Kodi Penal i ri dënon ashpër mashtruesit me skema piramidale si edhe falsifikatorët e parave
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kodi i ri Penal, i publikuar për konsultim, parashikon dënime të ashpra për veprimtaritë mashtruese dhe për falsifikimin e monedhave.

Sipas draftit, organizimi i skemave piramidale ose mashtruese, ku fitimi varet vetëm nga futja e pjesëmarrësve të rinj, do të ndëshkohet me gjobë ose burg deri në 3 vjet.

Edhe më të rënda janë masat për falsifikimin e parave. Kush prodhon monedha të falsifikuara, kombëtare ose të huaja, rrezikon nga 3 deri në 8 vjet burg.

Nëse monedhat e falsifikuara hidhen në qarkullim, dënimi shkon nga 5 deri në 12 vjet, ndërsa kur ato importohen apo eksportohen, dënimi rritet edhe me një të tretën tjetër.

Po ashtu, kush shpërndan ose transporton monedha të falsifikuara, duke e ditur që janë të tilla, përballet me burg nga 2 deri në 7 vjet. Nëse këto vepra kryhen nga persona të autorizuar për prodhimin apo ruajtjen e monedhës, dënimi rritet deri në një të dytën më shumë.

Kodi parashikon gjithashtu burgim nga 4 deri në 10 vjet për falsifikimin e çeqeve, kartave të kreditit, obligacioneve, aksioneve dhe çdo titulli tjetër me vlerë monetare. Kur këto kryhen nga nëpunës publik, dënimi rritet edhe më shumë.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 janë sekuestruar 156 kartëmonedha të falsifikuara dhe 50 monedha metalike, kryesisht në prerjet 1000, 2000 dhe 5000 lekë.

Ndërkohë, procedimet për falsifikim janë rritur ndjeshëm: nga 25 në vitin 2023, në 37 në vitin 2024, ose një rritje me 48%. Po ashtu është rritur edhe numri i dosjeve të çuara në gjykatë.

Previous Post

Pasojat e tarifave të Trump: Gjermania përballet me humbjen e 51.500 vendeve të punës në industrinë automobilistike

Next Post

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

Next Post
Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

Vendi po zbrazet! 10% e shqiptarëve duan të ikin që këtë vit, 33% brenda dekadës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al