Sunday, October 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Derbi blindon kryeqytetin, policia bllokon disa akse dhe përcakton itineraret për tifozët e Partizanit e Tiranës

timoni.al by timoni.al
October 11, 2026
in AKTUALITET
0
Derbi blindon kryeqytetin, policia bllokon disa akse dhe përcakton itineraret për tifozët e Partizanit e Tiranës
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë derbit Partizani–Tirana, që luhet sot në orën 18:30 në “Arena Kombëtare”. Për mbarëvajtjen e ndeshjes disa rrugë do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, ndërsa janë përcaktuar itineraret e lëvizjes së tifozëve të të dyja skuadrave.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara janë sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” si dhe zonat përreth stadiumit. Policia ka hartuar një plan të posaçëm masash për menaxhimin e ngjarjes dhe lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara, duke mos lejuar grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Itineri për tifozët e “Partizanit”: nisja nga zona e Inxhinierisë, rruga “21 Dhjetori”, te “Libri Universitar”, përgjatë anës së Presidencës, rruga “Gjergj Filipi”, te “Coin” dhe më pas drejt tribunës N. Itineri për tifozët e “KF Tiranës”: nisja nga sheshi “Skënderbej”, te ish-Hotel “Dajti”, Ura e Dajtit, kthim te ETC-ja, rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, më pas drejt rrugës “Sheh Ahmet Pazari”, “Ambasador 3” për t’iu drejtuar hyrjeve V–S.

Para hyrjes në stadium do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve për sende të kundërligjshme. Do të kontrollohen sende si objekte të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj. Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi; nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Fëmijët nën 16 vjeç, edhe nëse janë të pajisur me biletë, nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Gjithashtu nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive për zbatimin e masave dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të përmendura gjatë orareve të përcaktuara.

Previous Post

Kosova betejë për milionat e Bashkimit Europian, më pak se tre muaj për të përfituar 165.8 milionë euro

Next Post

Napoli dhe thumbat e Lang: Allegri më jep besim, Conte nuk më fliste

Next Post
Napoli dhe thumbat e Lang: Allegri më jep besim, Conte nuk më fliste

Napoli dhe thumbat e Lang: Allegri më jep besim, Conte nuk më fliste

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al