Friday, September 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Deputeti nuk duhet të telefonojë një drejtor… Rama: Prania Besnike nuk shkon për të marrë vota

timoni.al by timoni.al
September 3, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Deputeti nuk duhet të telefonojë një drejtor… Rama: Prania Besnike nuk shkon për të marrë vota
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, njoftoi nisjen e procesit të quajtur “Prania Besnike”, që do të zhvillohet çdo të premte në të gjithë territorin, duke filluar nga ora 17:00. Ai po e prezanton këtë iniciativë si një proces të vazhdueshëm dëgjimi me qytetarët, i cili do të vijojë për sa kohë të mbetet në krye të PS-së.

Rama theksoi se “Prania Besnike” duhet të fokusohet te problemet reale të qytetarëve dhe ndjekja e tyre pranë institucioneve, dhe jo si një mjet për të kërkuar favore nga drejtuesit e administratës. Ai deklaroi se deputetët nuk duhet të përdorin funksionet e tyre për t’u kërkuar favore drejtorëve, duke theksuar: “Prania Besnike kërkon që deputeti nuk duhet të marrë në telefon një drejtor dhe t’i kërkojë ndere.”

Sipas tij, takimet nuk duhet të shërbejnë për të treguar rritjen e të ardhurave apo për të marrë vota dhe për të rekrutuar patronazhistë të ardhshëm. Rama tha se në “Praninë Besnike” nuk shkohet për të marrë hallin dhe për ta referuar thjesht te institucionet, por se do të ketë ndjekje në emër të qytetarit, përveçse vetë qytetari do të bëjë pjesën e tij të ndjekjes. Ai paralajmëroi një vijë të panegociueshme që, sipas tij, duhet të mbrojë përmbajtjen e fokusit të iniciativës: partia nuk duhet të zëvendësojë shtetin.

Rama theksoi se partia nuk duhet të kthehet në “sportal punësimi” dhe se militanti nuk duhet të jetë rruga e qytetarit për të marrë të drejtën që jep ligji. Ai shtoi se sistemi duhet të përgjigjet vetë për shërbimet dhe se politika duhet të jetë “antenë për shtetin që dëgjon” dhe jo “kanal paralel i shtetit që nuk funksionon.”

Previous Post

Debati për më të mirin u zgjidh — Provokim për Ronaldon? Postimi i fundit i Messit tërbon fansat

Next Post

Kontrolli në burgun e Durrësit — avokati i Veliajt: Asnjë nga pesë celularët nuk i përket kryebashkiakut të Tiranës

Next Post
Kontrolli në burgun e Durrësit — avokati i Veliajt: Asnjë nga pesë celularët nuk i përket kryebashkiakut të Tiranës

Kontrolli në burgun e Durrësit — avokati i Veliajt: Asnjë nga pesë celularët nuk i përket kryebashkiakut të Tiranës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al