Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Depolarizimi politik dhe social: Simpoziumi i Fakultetit të Histori-Filologji në bashkëpunim me Bashkimin Europian

timoni.al by timoni.al
May 19, 2026
in Lajmi Fundit
0
Depolarizimi politik dhe social: Simpoziumi i Fakultetit të Histori-Filologji në bashkëpunim me Bashkimin Europian
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Fakultetin e Histori Filologjisë, në bashkëpunim me Bashkimin Europian, po mbahet një konferencë ndërkombëtare e fokusuar te mënyrat për të ulur polarizimin politik dhe social dhe për të përmirësuar dialogun publik. Dekani i Fakultetit, Mark Marku, theksoi rëndësinë e debatit për depolarizimin, duke vlerësuar rolin e diskutimeve akademike në orientimin e shoqërisë drejt një dialogu ndërkulturor dhe politik: “Debati për polarizimin dhe tentativa për ta depolarizuar shoqërinë është shumë e rëndësishme. Ndërton një perspektivë të depolarizimit të shoqërisë. Debatet akademike nuk ndikojnë drejtpërdrejt, por ndikojnë për t’i orientuar shoqërisë drejt një dialogu ndërkulturor, politik”.

Deputetja Iris Luarasi paraqiti polarizimin jo vetëm si një problem politik, por kryesisht si një problem komunikimi me pasoja për demokracinë. Ajo shpjegoi se polarizimi prodhohet jo vetëm nga ekstremistët, por edhe nga veprime dhe zgjedhje të përditshme të individëve dhe mediave: “Polarizimi nuk prodhohet vetëm nga ekstremistët, ai prodhohet çdo ditë edhe nga njerëz të zakonshëm, nga zgjedhjet që gazetarët bëjnë në redaksi, nga mënyra si ndërtohen fjalitë, nga këndi i një fotografie. Dhe për arritur depolarizimin, në praktikë, duhet që aktorët e komunikimit të të kthehen te gjuha e standardeve, jo e sloganeve”.

Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e BE në Shqipëri, Andre Rizzo, vuri në dukje se polarizimi në vend është i theksuar dhe se kjo pengon debate të sinqerta dhe konstruktive, veçanërisht në një periudhë kur Shqipëria duhet të miratojë reforma të rëndësishme për integrimin në BE. Rizzo kërkoi një dialog më të mirë mes autoriteteve qeveritare dhe komunitetit, duke theksuar nevojën për konsultime reale dhe një proces transparent në reformat e nisura. Ai shprehu gjithashtu vlerësim për ngritjen e dy komisioneve të përkohshme, për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, por theksoi se “BE konsideron që duhen konsultime të gjera me qytetarët”.

Lajmi transmetohet nga Top Channel.

Previous Post

Nismë për fëmijët e sëmurë: të rinjtë kërkojnë mbështetje për kurimin jashtë vendit

Next Post

Sekretari i MPJ mbështet studentët shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa për gjuhën shqipe

Next Post
Në Shkup, studentët protestojnë për gjuhën shqipe; policia liron tre të rinjtë shqiptarë

Sekretari i MPJ mbështet studentët shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa për gjuhën shqipe

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al