Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Depistimi i fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla, ministrja Spahiu: Protokolle të qarta për trajtim në vijushmëri

timoni.al by timoni.al
September 15, 2026
in Lajmi Fundit
0
Depistimi i fëmijëve me aftësi ndryshe në shkolla, ministrja Spahiu: Protokolle të qarta për trajtim në vijushmëri
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan njoftoi nisjen e një programi të specializuar të shërbimit dentar për rreth 11,000 fëmijë me aftësi të kufizuara. Programi do të nisë si projekt pilot në Elbasan dhe më pas do të zgjerohet në 12 spitale rajonale.

Spahiu foli gjithashtu për programet e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm, duke përfshirë Programin Kombëtar të Depistimit të Skoliozës te fëmijët. Si prioritet u vendos unifikimi i një protokolli kombëtar, i cili, përtej depistimit, do të përcaktojë edhe vijimin e plotë të hallkës së kujdesit: nga referimi dhe diagnostikimi deri te trajtimi i rasteve të evidentuara.

Në vijim të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe Ministria, po intensifikohen politikat për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre, përmes programeve kombëtare të parandalimit dhe kujdesit të hershëm. Qëllimi i këtyre politikave është forcimi i mbështetjes për shëndetin e fëmijëve dhe ofrimi i kujdesit të përshtatur për nevojat specifike të grupit.

Sa i takon depistimit dentar për fëmijët, është finalizuar marrëveshja me Klinikën Stomatologjike Universitare, dhe zbatimi i programit të specializuar pritet të nisë brenda këtij viti. Për ofrimin e shërbimit do të angazhohet një ekip profesionistësh që përfshin mjekë stomatologë dhe mjekë anestezistë-reanimatorë, profesionistë që shërbejnë në spitalet rajonale të vendit. Një pjesë e rëndësishme e programit do të jetë trajnimi i këtyre profesionistëve, me qëllim që kujdesi dhe trajtimi të përshtaten sa më mirë me nevojat specifike të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Nisja e projektit pilot, struktura e ekipit mjekësor dhe përfshirja e trajnimeve synojnë krijimin e një rrjete shëndetësore rajonale që ofron shërbime dentare të specializuara dhe mbështetje të vazhdueshme për fëmijët dhe familjet e tyre.

Previous Post

Gjykata e Lartë vendos për Veliajn; kryebashkiaku qëndron në burg

Next Post

Drejt Milan-Benfica: Amorim përgatit një skuadër supersulmuese ndaj portugezëve

Next Post
Drejt Milan-Benfica: Amorim përgatit një skuadër supersulmuese ndaj portugezëve

Drejt Milan-Benfica: Amorim përgatit një skuadër supersulmuese ndaj portugezëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al