Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Denoncimi/ Kastriot Gurra pronar i centralit në Qarrishtë

Editor by Editor
February 22, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Denoncimi/ Kastriot Gurra pronar i centralit në Qarrishtë
0
SHARES
431
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tjetër skandal vjen nga qyteti Librazhdit, ku cuditërisht sërisht nën akuzë është kryetari i bashkisë Librazhd Kastriot Gurra.

Në një mesazh që erdhi në adresë të portalit tonë Timoni.al, një denoncues na vinte në djeni se Kastriot Gurra ishte pronari de fakto i një centrali për prodhimin e energjisë elektrike, në Qarrishtë të Librazhdit.

Në mesazhin denoncues, qytetari na tregon se centrali në Qarrishtë është ndërtuar brënda parkut kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, dhe me letra figuron biznesmeni Panajot Korani si pronar, por të gjithë në Librazhd e dinë se pronar është Kastriot Gurra.

Portali ynë nisi investigimin paraprak lidhur me këtë denoncim dhe kërkoi në sistemin e QKB, ku u gjet se biznesmeni Korani është aksioneri kryesor i shoqërisë “IDI 2005” dhe përvec adresave të tjera ka në adresën e biznesit Elbasan Librazhd, ndërtesa me nr pasurie 1, zona kadastrale 3687, Qarrishtë.

Po ashtu si objekt veprimtarie shoqëria “IDI 2005” me administrator Panajot Korani, ka mes të tjerash edhe ‘Ndërtim hidrocentralesh dhe shitje me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike’. Fakte këto që vërtetojnë atë që qytetari denoncon.

Por gazetarët e portalit tonë do të vazhdojnë investigimin në ditët në vijim duke shkuar në centralin e Qarrishtës për të mbledhur të tjera prova që mund të faktojnë denoncimin e qytetarit deri në fund.

Previous Post

Vrasja në Athinë/ Identifikohen 4 autorë, dyshohet se janë arratisur në Shqipëri

Next Post

Kritikuan Erdogan për pasojat e tërmetit, gjobiten 3 televizione turke

Next Post
Kritikuan Erdogan për pasojat e tërmetit, gjobiten 3 televizione turke

Kritikuan Erdogan për pasojat e tërmetit, gjobiten 3 televizione turke

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al