Një punonjës, i cili pretendon se punon prej kohësh si kuzhinier në një prej restoranteve të Rozafa Fish, i është drejtuar portalit Timoni.al me një denoncim për mënyrën e pagesës së punonjësve.
Sipas denoncuesit, ekziston një diferencë mes pagës së deklaruar zyrtarisht dhe shumës që punonjësit marrin realisht. Ai pretendon se një pjesë e pagës kalon përmes bankës, ndërsa pjesa tjetër u jepet punonjësve cash.
Nëse kjo praktikë konfirmohet nga dokumentet dhe kontrollet përkatëse, ajo do të ngrinte pikëpyetje serioze për deklarimin e pagave, sigurimet shoqërore dhe detyrimet fiskale.
Denoncuesi ngre gjithashtu një kontrast mes imazhit publik të biznesit dhe realitetit që, sipas tij, përjetohet nga punonjësit.
Timoni.al do ta verifikojë këtë denoncim përmes dokumenteve, dëshmive të tjera dhe të dhënave zyrtare, përpara se të nxjerrë përfundime.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje Gjergj Lulcës dhe kompanisë së tij të japin versionin e tyre dhe të sqarojnë publikisht nëse pagat e punonjësve deklarohen dhe paguhen në përputhje të plotë me ligjin.

