Monday, October 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dënohet 55-vjeçari italian për publikimin 12-vjeçar të fotove intime të ish-partneres në rrjete sociale

timoni.al by timoni.al
October 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Dënohet 55-vjeçari italian për publikimin 12-vjeçar të fotove intime të ish-partneres në rrjete sociale
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 55-vjeçar nga zona e Torinos është dënuar me dy vjet burg, me kusht pezullimin e dënimit, pasi për 12 vjet publikoi foto dhe video intime të ish-partneres së tij në grupe të krijuara posaçërisht në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Telegram”, pa dijeninë dhe pëlqimin e saj. Sipas mediave italiane, burri krijonte grupe me emra të rremë dhe pseudonime, ku shpërndante materiale intime të gruas, duke e ekspozuar atë ndaj komenteve fyese dhe abuzimeve virtuale nga dhjetëra burra. Mes personave që kishin akses në këto grupe kishte edhe banorë të së njëjtës zonë ku jetonte çifti.

Gruaja zbuloi gjithçka rastësisht, pasi kontrolloi telefonin e partnerit të saj, të cilin dyshonte se po e tradhtonte. Në bisedat e tij gjeti dhjetëra foto dhe video intime të vetes, disa prej të cilave ia kishte dërguar privatisht me kërkesën e tij, ndërsa për të tjera nuk kishte dijeni se ishin regjistruar. Pas zbulimit, ajo iu drejtua karabinierëve, e shoqëruar nga një mike, dhe denoncoi ish-partnerin.

Hetimet e Prokurorisë së Ivreas ndaj 55-vjeçarit nisën për veprat penale të shpërndarjes së paligjshme të imazheve intime (revenge porn) dhe keqtrajtimit. Sipas raportimeve, rreth 60 përdorues të grupeve janë identifikuar nga autoritetet. I akuzuari ka pranuar të vuajë një dënim prej dy vjetësh përmes procedurës së marrëveshjes mbi dënimin (patteggiamento). Atij i janë njohur rrethana lehtësuese dhe dënimi është pezulluar me kushtin që të ndjekë një program rehabilitimi për burra me sjellje abuzive. Gjithashtu, ai i ka paguar ish-partneres 5 mijë euro si dëmshpërblim.

Pavarësisht vendimit, gruaja vijon të përballet me pasojat psikologjike dhe sociale të ngjarjes. Ajo po mendon të largohet nga vendbanimi i saj, nga frika se mund të njihet nga personat që kanë parë materialet intime. “Dëmet që ka pësuar deri më sot janë të pallogaritshme dhe të rënda. Do të nevojitet një proces civil për të përcaktuar gjithçka që klientja ime ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë”, deklaroi avokatja e saj, sipas mediave italiane. Gruaja po mbështetet edhe nga psikologë, të cilët po e ndihmojnë të kuptojë se nuk duhet të ndihet fajtore për abuzimin që ka përjetuar. “Mendoja se ai donte t’i mbante ato skedarë në telefonin e tij, se ishte thjesht një lojë. Isha plotësisht e manipuluar”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

Rasti ka tronditur komunitetin e vogël ku jetonte çifti, ku, sipas raportimeve, shumë persona kishin dijeni për shpërndarjen e materialeve intime, ndërsa vetë gruaja nuk kishte asnjë ide për atë që po ndodhte prej vitesh.

Previous Post

Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të komanduar mirë nga forca të huaja

Next Post

Protestat e dhunshme: Edi Rama, 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Next Post
Protestat e dhunshme: Edi Rama, 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Protestat e dhunshme: Edi Rama, 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al