Marrëdhënia mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, dhe trajnerit Antonio Conte konsiderohet e fortë dhe e bazuar në respekt reciprok, por java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit dhe të teknikun italian. Sipas mediave italiane, De Laurentiis do t’i paraqesë Contes një plan për “zvogëlimin” e projektit të Napolit, ku synimet kryesore janë rinovimi i skuadrës dhe ulja e kostove të pagave. Aktualisht shpenzimet për paga arrijnë në rreth 110 milionë euro, shifra që e rendit klubin si të tretin për nga shpenzimet në Serie A.
Drejtuesit e klubit vërejnë se moshata mesatare e skuadrës është relativisht e lartë, rreth 28 vjeç, dhe duan të ndërtojnë një ekip më të ri dhe më të qëndrueshëm financiarisht. Në kuadër të këtij plani, presidenti pritet t’i kërkojë Contes të ndryshojë disi rolin e tij në merkato: ideja është që trajneri të ketë më pak ndikim si “menaxher” dhe të përqendrohet më shumë te zhvillimi i lojtarëve të rinj. Si shembull të këtij modeli përmenden talentet e reja si Vergara dhe Alisson Santos, tek të cilët pritet të jeçë më shumë fokus.
Në qendër të diskutimeve janë gjithashtu blerjet e shtrenjta të verës së kaluar që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Mes transferimeve të cekura janë Sam Beukema (31 milionë euro), Noa Lang (25 milionë euro) dhe Lorenzo Lucca (35 milionë euro). Gjatë sezonit, Beukema shpesh përfundoi në stol, ndërsa Lang dhe Lucca patën aktivizime të kufizuara dhe u larguan në merkaton e dimrit.
Ndërkohë, nuk mungojnë spekulimet për të ardhmen e Contes në rast të një ndarje me Napolin. Për momentin, posti i trajnerit të kombëtares italiane nuk duket një opsion konkret për të, ndërsa disa nga stolitë e mëdhenj europianë mund të ndryshojnë pronar gjatë verës, çka mund të ndikojë në mundësitë e tij të ardhshme.

