Taylor Swift dhe lojtari i NFL-së, Travis Kelce, u martuan këtë të premte në një ceremoni luksoze në Nju Jork, duke përfunduar beqarinë e këngëtares. Dasma, cilësuar nga mediat si “dasma mbretërore e Amerikës”, u zhvillua gjatë fundjavës së 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, nën masa të jashtëzakonshme sigurie dhe me një sekret të plotë rreth organizimit; çifti nuk bëri asnjë njoftim publik, dhe të ftuarit raportohet se firmosën marrëveshje konfidencialiteti.
Publicistja e Swift zbuloi disa detaje nga ceremonia: vëllai i këngëtares, Austin Swift, mbajti rolin e “Man of Honor”, ndërsa Jason Kelce ishte “Best Man”. Ceremoninë e drejtoi aktori Adam Sandler, mik i çiftit. Taylor Swift veshi një fustan të krijuar nga Christian Dior Haute Couture, këpucë të personalizuara Christian Louboutin dhe bizhuteri Cartier. Pak para konfirmimit zyrtar, në ekranin gjigant jashtë Madison Square Garden u shfaq mesazhi “JUST MARRIED!”.
Rreth 1.000 të ftuar morën pjesë në dasmë, mes tyre emra të njohur si Gigi Hadid, Hugh Grant, Bradley Cooper, Dakota Johnson, Benson Boone dhe Camila Cabello. Empire State Building u ndriçua me drita blu në nder të çiftit. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit dhe përfshiu performanca të artistëve si Stevie Nicks, Tim McGraw dhe Ed Sheeran.
Për të shënuar rastin, çifti dhuroi gjithashtu 26 milionë dollarë për organizata bamirëse në SHBA, përfshirë fondacione në Nju Jork dhe Kansas City. Taylor Swift dhe Travis Kelce kishin shpallur fejesën në gusht të vitit të kaluar, ndërsa historia e tyre e dashurisë ka qenë një prej më të ndjekurave dhe të komentuarave në botën e muzikës dhe sportit.

