Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çudira shqiptare/ Posta shqiptare i dorëzon qytetarit në Durrës ftesën e dasmës nga Amerika, pas 14 viteve!

Editor by Editor
July 5, 2025
in AKTUALITET, Kuriozitete, Lajmi Fundit, Vendi
0
Çudira shqiptare/ Posta shqiptare i dorëzon qytetarit në Durrës ftesën e dasmës nga Amerika, pas 14 viteve!
0
SHARES
72
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arian Ndoni është befasuar kur këtë të shtunë ka marrë një ftesë për dasmë në kutinë e tij postare.

Deri këtu, gjithçka normale, pasi atij i pëlqen të mbajë korrespondencë me miq të huaj që i ka njohur gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, por ajo që e bën këtë rast të pazakontë është se… dasma është bërë në qershor të vitit 2011.

“U habita kur pashë ftesën. Një ftesë për dasmë që vjen nga SHBA, por kur lexova datën, s’më besohej. Martesa ka ndodhur në vitin 2011. Sot jemi në 2025. Vetëm sot e gjeta në kutinë time të postës. 14 vite vonesë! Edhe në shishe po ta kishin futur e ta hedhnin në det, si në kohët e vjetra, ndoshta do të kishte ardhur më shpejt”, rrëfen jo pa humor Arian Ndoni.

Ai thotë se ftesa mban në pjesën e pasme qartësisht edhe vulën e tranzitit ku duket data e mbërritjes në Shqipëri, në janar 2011.

Kohë e mjaftueshme për t’u organizuar për të marrë pjesë në festën e kurorëzimit të tyre. Pra, ftesa ka mbërritur në kohë, por diçka ka ndodhur me shërbimin postar nga Tirana në Durrës dhe ftesa ka ngelur rrugëve për plot 14 vjet dhe vetëm tani e ka gjetur rrugën e ka mbërritur në kutinë e tij postare.

Në kohën e teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, duket se ftesat-kartolina ende mund të udhëtojnë me ritme “romantike”, por krejt jashtë kohe.
“Ata janë martuar, ndoshta kanë bërë dhe fëmijë, ndoshta dhe janë… nuk e di, po nuk është korrekte. Unë sapo mora ftesën dhe kjo situatë ka cenuar dhe komunikimin e raportet e miqësisë për ne që ende e vlerësojmë këtë mënyrë komunikimi“, thotë Ndoni./Tch

Previous Post

Skandalet në Partinë Socialiste shkaktojnë tronditje në qeverinë e Sanchez/ Këshilltari i kryeministrit spanjoll akuzohet për ngacmim seksual

Next Post

Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Next Post
Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Bashkëpunoi ngushtë me ish-kreun e ultrasve të Milanit/ Ekstradohet nga Dubai në Itali Fatjon Gjonaj, kreu shqiptar i rrjetit ndërkombëtar të drogës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al