Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çuan në gjendje falimenti 7 fasoneri për të shmangur taksat dhe tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie

Editor by Editor
June 4, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Çuan në gjendje falimenti 7 fasoneri për të shmangur taksat dhe tatimet, ekzekutohen 4 masa sigurie
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ELBASAN- Tre masa sigurie “arrest në burg” dhe një masë “arrest në shtëpi” janë ekzekutuar në kuadër të operacionit policor “Bankrupt” në Elbasan. Në pranga janë vënë Algert Kau, Giuseppe Lamachia dhe Zyhra Kreci.

Katër të ndaluarit nga policia akuzohen se kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet. Lidhur me këtë policia ka vënë nën sekuestro 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Policia vijon me hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:

shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;

-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.

Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Surpriza e merkatos së Igli Tares, Luka Modric pritet të firmosë me Milanin

Next Post

Në të shkruhej “Palestina e Lirë”, turistët izraelitë i kërkojnë kamarieres në Kretë që të ndërrojë bluzën në mënyrë që t’i lënë bakshish

Next Post
Në të shkruhej “Palestina e Lirë”, turistët izraelitë i kërkojnë kamarieres në Kretë që të ndërrojë bluzën në mënyrë që t’i lënë bakshish

Në të shkruhej "Palestina e Lirë", turistët izraelitë i kërkojnë kamarieres në Kretë që të ndërrojë bluzën në mënyrë që t'i lënë bakshish

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al