Sunday, June 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Çobani kallëzoi Violand Braçellarin; viktima nuk qëlloi me armë, zbulohen detaje nga operacioni ku u vra Enea Mekolli

timoni.al by timoni.al
June 7, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dëshmori i Atdheut Enea Mekolli, që humbi jetën në operacionin policor të djeshëm në Maliq, përcillet sot
0
SHARES
57
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje nga dosja e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha tregojnë rreth operacionit për kapjen e Violand Braçellarit dhe vrasjes së punonjësit të policisë Enea Mekolli. Braçellari ishte kallëzuar nga një çoban i punësuar nga familja e tij, dhe ndaj tij ishte hartuar plan operacional; ai ishte i dënuar në mungesë me 10 vjet burg. Sipas dosjes, më 04.06.2026 rreth orës 07:00 forcat e DVP Korçë u afruan në Malin e Bodesë pranë stallave të bagëtive për të ekzekutuar rrethimin. Pa u mbyllur plotësisht rrethimi, janë shkrepur të shtëna drejt punonjësve të policisë; si pasojë u vra me armë zjarri punonjësi Enea Mekolli dhe u plagos punonjësi Edison Adri.

Braçellari tentoi të largohet në drejtim të poshtëm të stallave; pas shkëmbimit të zjarrit u plagos dhe u kap disa metra poshtë stallave. Afër vendit ku kapet u gjet një armë automatike model 56, kalibër 7.62mm, e zbrazët pa fishekë, me qytë të vendosur, bajonetë dhe një fragment najloni që imiton rripin. Në pjesë të armës dhe në krëhër u konstatuan njolla ngjyrë të kuqërremtë si ato të gjakut; krëhëri rezultoi bosh. Në afërsi u sekuestruan dy gëzhoja model 56, 7.62mm.

Në afërsi të dy stallave me mur tulle u gjet një bluzë e bardhë me dëmtime dhe njolla ngjyrë të kuqërremtë. Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shumë gëzhoja model 56, të përqendruara kryesisht në anën e majtë të stallës—vend ku ishin pozicionuar punonjësit e policisë—dhe gëzhoja të tjera rrugës deri te vendi i kapjes së autorit.

Kufoma e Enea Mekollit u gjet rreth 8 metra nga muri i stallës së fundit, me dëmtime në kokë, qafë, vesh, gjoks dhe këmbë, të ngjashme me plagë nga predha armësh. Ai ishte me uniformë dhe jelek antiplumb, ndërkohë që në trup i ishte gjetur arma automatike e operacionit me një krëhër që përmbante 29 fishekë dhe një fishek në folenë e fishekut, çka sipas dosjes tregon se ai nuk kishte qëlluar me armë. Trupi u transportua në morgun e Spitalit Korçë.

Para stallës u gjet një armë model 56 me krëhër që përmbante 23 fishekë dhe një në folenë e fishekut, që mendohet t’i përkiste punonjësit të plagosur Edison Adri. Në vend u sekuestruan edhe katër gëzhoja 9mm GECP LUGGER dhe, gjithashtu, 5 armë me tytë të gjatë dhe 5 jelek antiplumb të ndotur me gjak dhe baltë—sendet e punonjësve të policisë—të cilat u sekuestruan për ekspertim balistik.

Previous Post

Efekti Colturi dhe rritja meteorike e dëborës në Shqipëri: nga vend pa traditë në majat e skijimit botëror

Next Post

Viktima s’ka qëlluar me armë, gjet 8m nga stalla; dalin detaje nga operacioni ku u vra Enea Mekolli

Next Post
Dëshmori i Atdheut Enea Mekolli, që humbi jetën në operacionin policor të djeshëm në Maliq, përcillet sot

Viktima s’ka qëlluar me armë, gjet 8m nga stalla; dalin detaje nga operacioni ku u vra Enea Mekolli

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al