Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çmimet në Shqipëri po rriten shumë më shpejt se në Europë, në dhjetor u shtrenjtuan me 4.5%

Editor by Editor
January 18, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, Lajmi Fundit, Vendi
0
Çmimet në Shqipëri po rriten shumë më shpejt se në Europë, në dhjetor u shtrenjtuan me 4.5%
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa me fillimin e krizës së çmimeve në pjesën e parë të vitit 2022, Shqipëria veçohej si një nga shtetet me rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, tashmë situata ka ndryshuar tërësisht.

Të dhënat e INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, – i cili përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Europiane- tregojnë se çmimet në Shqipëri u rritën më shpejt në dhjetor se në BE.

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2023 është 4,5%. Ndërsa mesatarja e rritjes së çmimeve në Bashkimin Europian po për dhjetorin ishte 3.4%, ose 1.1 pikë përqindje më pak se në Shqipëri.

Shqipëria u rendit e 11-a më e shtrenjta në Europë për rritjen e çmimeve, ndërsa një vit më parë ishte ndër pesë vendet me rritjen më të ulët të çmimeve.

Kjo tendencë lidhet me ndikimin e energjisë, që rriti ndjeshëm inflacionin ën vendet e Bashkimit Europian në pjesën e parë të vitit 2022, ndërsa në Shqipëri energjia nuk u rrit. Ndërsa muajt e fundit, inflacioni në Shqipëri po ndikohet nga ushqimet, që i rëndojnë më shumë familjet shqiptare për shkak të peshës së lartë në totalin e shpenzimeve, me 41% të totalit, nga 13% që është mesatarja europiane.

Ndërkohë, rritja e çmimeve, sipas indeksit të harmonizuar është më e lartë në krahasim me matjen standarde të INSTAT, sipas të cilit indeksi i çmimeve të konsumit ishte 4% në dhjetor. Diferenca lidhet me peshën më të lartë të ushqimeve. https://www.monitor.al/cmimet-mbeten-te-larta-inflacioni-mesatar-ishte-4-8-ne-2023-kryesojne-ushqimet/

Sipas INSTAT, për indeksin e harmonizuar. Rritja më e madhe e çmimeve prej 7,6% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 6,7%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 4,2% secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,7%, “Veshje dhe këpucë” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,1% dhe “Komunikimi” me 0,3%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,2%.

Në muajin Dhjetor, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4%. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Veshje dhe këpucë” me 0,4%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,4%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%./MONITOR

Previous Post

Italia partneri i parë i Shqipërisë, Kina në vend të dytë për importet, kërcen dhe India

Next Post

Privatizimi i fabrikës së bukës/ Prej muajsh në arrati, nis shqyrtimi i çështjes për Ahmetajn

Next Post
Privatizimi i fabrikës së bukës/ Prej muajsh në arrati, nis shqyrtimi i çështjes për Ahmetajn

Privatizimi i fabrikës së bukës/ Prej muajsh në arrati, nis shqyrtimi i çështjes për Ahmetajn

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al