“Kam ndjekur në hetimet e lidhura me korrupsionin, kam që nga 2012 që merrem me veprat penale të lidhura me korrupsionin. Kam patur qartësinë dhe maturinë në kryerjen e hetimeve. Sa i përket pikës sime të dobët, do tregohem i sinqertë, prokuroria nuk ka qenë më parë siç është sot, as ne nuk kemi qenë të përgatitur për vëmendje publike, do thoja kjo është një nga pikat e mia të dobëta”, tha Braho.

