Policia kufitare ka pasur kontrolle të shtuara duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Si rezultat i këtyre kontrolleve, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Fshehën në automjet, 25 070 paund, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohen penalisht dy shtetas (bashkëshortë).
Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin E.P.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në çantat personale të shtetasve E.P., dhe B.S., (bashkëshortë), shërbimet e Policisë gjetën shumën e 25 070 paund, të padeklaruara, konform ligjeve në fuqi.
Sekuestrohet shuma e parave.


