Interi do të mbyllë turneun ndërkombëtar të përgatitjeve për sezonin e ri me Derbin e Italisë ndaj Juventusit. Trajneri Cristian Chivu, në konferencën për shtyp para këtij përballjeje, foli kryesisht për merkato-n dhe gjendjen e skuadrës pas turneut.
Chivu tha se klubi është “i qetë, të ndërgjegjshëm për vlerën e skuadrës” dhe se ekziston nevoja për “të rritur nivelin, numrin e lojtarëve që dinë të bashkëjetojnë në një grup që ka bërë gjëra të mëdha” për të përfunduar mozaikun që sipas tij “ende nuk është i plotë”. Ai theksoi se nuk ka një afat kohor për lëvizjet e merkatos, duke vënë në dukje që “merkatoja është e gjatë dhe duhet durim”. Për motive të ndryshme, sipas trajnerit, operacionet për përforcimin e krahut të djathtë nuk u realizuan, por klubi “po punon që t’i shtojë kualitete dhe eksperiencë skuadrës” dhe kërkoi që të “lëmë të qetë drejtuesit tanë”.
Për vlerësimin e turneut, Chivu pranoi se mungojnë ende disa lojtarë dhe se skuadra ka nevojë edhe për “ndonjë javë” për të qenë në paraqitjen më të mirë të mundshme në ndeshjen e parë të kampionatit. Ai theksoi se ajo që ka rëndësi është se ekipi ka patur “shumë pak probleme fizike”, një fakt që e konsideroi stimuluese dhe të gëzuar për skuadrën.
Duke folur për kampionatin e ardhshëm dhe rivalët, trajneri rumun tha se nuk ka bërë ende numërimin, por se janë “të njëjtat skuadra që duan t’i hapin probleme skuadrës kampione në fuqi”. Ai përshkroi Interin si “skuadrën për t’u mundur”. Sfida me Juventusin, sipas tij, është një miqësore dhe një ndeshje përgatitore ku do të matet niveli i gjendjes dhe “ndonjë princip” i transmetuar te lojtarët, duke qenë të vetëdijshëm se ata “ende nuk janë në nivelin më optimal”.

