“Muzg në kopshtin e qershive” çeli sezonin e ri në Teatrin Kombëtar. Regjisorja Driada Dervishi sjell në skenë një vepër të bazuar në veprat e Anton Chekhovit dhe Lillian Hellman, të cilën e përshkruan si një krijim aktual që përngjan me një kronikë të zhvillimeve të ditës.
Skenari shpalos konfliktin rreth një projekti ndërtimi të një resorti në një kopsht me qershi, i cili përplas anëtarët e një familjeje — të përshkruar edhe si produkt i një incesti. Ndërsa të rriturit ndajnë tokën dhe llogarisin fitimet, vajza e shtëpisë pyet se çfarë do të mbetet pasi të priten të gjitha pemët, duke nxjerrë në pah tensionet midis interesave materiale dhe lidhjes me tokën. Aktori Adem Karaga vë në dukje: “Gjërat që ne po përjetojmë sot këtu, një pjesë e madhe i madhe i kanë përjetuar apo i përjetojnë akoma. Por, njerëzit, do i kthehen gjenezës… lidhjes me tokën”.
Aktorja Alesia Xhemalaj thekson se roli i saj, fëmija i shtëpisë, pasqyron jo vetëm marrëdhënien nënë-vajzë, por “është e gjithë çfarë ndodh në familje, të gjitha dramat sociale që ndodhin sot. Të gjitha problemet… i përjeton shumë”. Për Neritan Liçaj, shfaqja reflekton shpërbërjen e familjes dhe mungesën e skrupujve te disa njerëz: “Këta janë njerëz që nuk kanë skrupuj, edhe fëmijën e mësojnë gangster dhe hajdut. Kjo shfaqje ka mesazhe shumë të forta dhe është ajo që teatri duhet të bëjë, është një pasqyrë që ne i vëmë publikut, që shoqëria të kuptojë veten dhe për përjetojë katarsis”.
Përmes personazheve dhe ngjarjeve, premisa trajton tema si ndryshimi, kujtesa, humbja dhe fillimet e reja, duke prekur aspektet sociale dhe politike të shoqërisë. Laert Vasili përmend se ndër tranzicionin aktual duhet të ruhet trashëgimia e kujtimeve të fëmijërisë: “Kujtimet nuk janë për shitje” dhe se zhvillimi mund të shoqërohet me ruajtjen e atij që është mbajtur me shekuj.
Për “Muzg në kopshtin e qershive” janë shitur të gjitha biletat për muajin shtator, dhe shfaqja do të vijojë për publikun edhe përgjatë tetorit. Burimi i lajmit: Top Channel.

