Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë i ndodhi? Avokati i Berishës përfundon në spital

Editor by Editor
July 21, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Çfarë i ndodhi? Avokati i Berishës përfundon në spital
0
SHARES
127
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Gjokutaj ka deklaruar se nuk mund të konceptohet tërheqja e tij nga mbrojtja ligjore e kryetarit të opozitës Sali Berisha, e cila mbart një rëndësi të madhe për vendin.

Gjokutaj tha se mungesa e tij në seancën e fundit gjyqësore për Berishën ishte lidhur me faktin se ka futur këmbën në allçi për shkak të një frakture dhe nuk mund të lëvizë pa paterica, dhe pa u rikuperuar së paku për 6-8 javët në vazhdim.

Por, “uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën”, nënvizoi ai ndër të tjera.

“Doja të shuaja kureshtjen e publikut, sepse ka pasur disa portale që e kanë konsideruar mungesën tuaj në seancën e fundit si një tërheqje nga çështja “Berisha”. A është e vërtetë kjo, tërheqje nga mbrojtja e z. Berisha në proceset gjyqësore ndaj tij tashmë, që po zgjasin prej muajsh?”, e pyeti gazetarja.

“Mua më vjen vërtet shumë keq që abuzohet në këtë lloj niveli. Nuk mund të konceptohet një tërheqje e imja nga çështja Berisha, sepse ajo nuk është çështje thjesht e një personi, çështje penale e regjistruar nga SPAK. Ajo është një çështje, zgjidhja e së cilës zgjidh shumë raporte jetësore për Shqipërinë, zgjidh çështjen kombëtare, zgjidh çështjen e identitetit gjinor, zgjidh çështjen e familjes, të integritetit të njerëzve, zgjidh çështjen e shpopullimit, pra, pjesë integrale të programit të PD, të liderit të saj, zotit Sali Berisha dhe pikërisht për shkak të këtyre vlerave që mbart, lideri i PD dhe Partia Demokratike në vetvete me aleatët e saj, Partinë e Lirisë dhe partitë e tjera, ky ka qenë dhe qëllimi i procesit, i “fake proces”it.

Sa i përket gjendjes sime, është e vërtetë: në datën 11 korrik unë kam pësuar një frakturë në gishtin e këmbës, se këta dhe i ironizojnë këto, thonë … “nuk shkon dot në gjykatë se ka thyer gishtin”… Ky është problem dashakeqësie i përzier edhe me injorancë sepse nuk është problemi thjesht i një gishti apo thoi, por është problemi i këmbës së tërë e cila është në allçi e mobilizuar, që do të hiqet pas 6 deri 8 javësh sipas mjekëve. Unë jam në kontroll mjekësor dhe nuk mund të eci pa paterica dhe kjo është e dokumentuar edhe në gjykatë. Uroj Zotin që qëlloi një kohë pushimesh që të rikuperohem për në shtator të vazhdojmë betejën,” tha Gjokutaj.

Previous Post

EMRAT/ Dyshohet për tritol, shpërthen makina në Gramsh, plagosen dy vëllezërit

Next Post

Ky plazh i Shqipërisë ka ujin më blu në botë, lë pas Greqinë dhe…

Next Post
Ky plazh i Shqipërisë ka ujin më blu në botë, lë pas Greqinë dhe…

Ky plazh i Shqipërisë ka ujin më blu në botë, lë pas Greqinë dhe…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al