Thursday, April 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Cfarë halli ka Rama që po e mbron Belindën me cdo kusht dhe tallja e reformën në drejtësi?!

Editor by Editor
March 9, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, OP-ED, POLITIKE, Vendi
0
Cfarë halli ka Rama që po e mbron Belindën me cdo kusht dhe tallja e reformën në drejtësi?!
0
SHARES
160
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinion nga Timoni.al

Kur SPAK kërkon arrestimin e një zyrtari të lartë, në një shtet normal flet gjykata. Në Shqipëri, për çudi, flet politika.

Kështu ndodhi edhe këtë herë. Ulsi Manja doli para kamerave për të shpjeguar pse nuk duhet arrestuar Belinda Balluku. Sipas tij nuk paska rrezik arratisjeje, nuk paska rrezik prishjeje provash, nuk paska rrezik përsëritjeje të veprës penale. Pra deputeti bëri analizën që në çdo vend normal e bën një gjyqtar, pasi dëgjon prokurorin dhe shqyrton provat.

Ironia është se këtë e thotë pikërisht po ajo forcë politike, Partia Socialiste e Shqipërisë, që prej vitesh na flet për “reformën historike në drejtësi”. Na është thënë vazhdimisht se drejtësia tashmë është e pavarur, se politika nuk ndërhyn më dhe se institucionet e reja janë krijuar pikërisht për të garantuar barazinë para ligjit.

Por mesa duket, reforma qenka shumë e mirë vetëm derisa drejtësia troket te dera e pushtetit. Derisa hetimet ndalen te kundërshtari politik, gjithçka është në rregull dhe dëgjojmë thirrjen e famshme: “Le të veprojë drejtësia”. Por sapo hetimi afrohet te një ministër apo te një figurë e rëndësishme e qeverisë, menjëherë fillon analiza politike, fillojnë deklaratat për standarde të shkelura dhe fillon presioni publik ndaj institucioneve të drejtësisë.

Kjo është drama e madhe shqiptare: standardi i dyfishtë. Kur hetohet opozita, pushteti thotë “drejtësia duhet të jetë e pamëshirshme”. Kur hetohet pushteti, papritur kujtohen të drejtat procedurale, proporcionaliteti dhe standardet evropiane.

Dhe kështu, drejtësia që duhej të ishte mbi politikën, përfundon duke pritur autorizimin e politikës. Në vend që gjykata të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë, dalin deputetë dhe ministra që bëjnë rolin e gjyqtarit në studio televizive. Kjo jo vetëm që nuk e ndihmon drejtësinë, por e kthen atë në një fushë beteje politike, ku çdo vendim interpretohet sipas interesit të momentit.

Në fund të fundit, qytetarët shohin vetëm një gjë: kur bëhet fjalë për pushtetin, gjithmonë gjenden justifikime. Gjithmonë del dikush që shpjegon pse nuk duhet marrë një masë, pse nuk është momenti, pse duhen më shumë prova. Ndërsa për njerëzit e zakonshëm, procedurat janë shumë më të shpejta dhe shumë më pak tolerante.

Dhe në këtë klimë ironike, nuk na ngelet gjë tjetër veçse, o shqiptarë të mbledhim ndonjë fond solidariteti për Belën. Sepse, siç duket nga mënyra si mbrohet nga pushteti, duket sikur është në hall të madh, nuk paska as apartamente, as limuzina dhe as jaht për të përballuar këtë stuhi politike.

Në fund, pyetja mbetet e thjeshtë: në Shqipëri vendos drejtësia apo vendos politika? Sepse sa herë drejtësia afrohet te pushteti, duket sikur dikush gjithmonë nxitohet të na japë përgjigjen para se ta japë gjykata.

Previous Post

Një grua në Kakavijë përballët me akuzën penale për tentativën e nxjerrjes së një shumës parash të pa deklaruara nga Shqipëria.

Next Post

Universiteti “Aleksandër Moisiu” nderon dy nipërit e aktorit të njohur evropian, Nicolas dhe Oliver Beggruen.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Oliver Kahn kritikon ashpër: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt flasin vetë.

Oliver Kahn kritikon ashpër: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt flasin vetë.

April 16, 2026
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

29-vjeçari në Elbasan prangoset për aksidentin e shkaktuar në gjendje të dehur

April 16, 2026
Detaje nga dosja e call centerave: Identiteti i përfituesve të mbi 8 milionë dollarëve në kriptovaluta dhe konvertimi i tyre në para

Detaje nga dosja e call centerave: Identiteti i përfituesve të mbi 8 milionë dollarëve në kriptovaluta dhe konvertimi i tyre në para

April 16, 2026
22-vjeçari kapet në Peshkopi duke tentuar të shesë drogë nga "Shqiponjat"

22-vjeçari kapet në Peshkopi duke tentuar të shesë drogë nga “Shqiponjat”

April 16, 2026
Oliver Kahn kritikon ashpër: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt flasin vetë.
AKTUALITET

Oliver Kahn kritikon ashpër: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt flasin vetë.

by timoni.al
April 16, 2026
0

Legjenda e futbollit gjerman, Oliver Kahn, ka shprehur akuza të forta ndaj lojtarëve të Real Madridit pas një përballjeje në...

Read moreDetails
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

29-vjeçari në Elbasan prangoset për aksidentin e shkaktuar në gjendje të dehur

April 16, 2026
Detaje nga dosja e call centerave: Identiteti i përfituesve të mbi 8 milionë dollarëve në kriptovaluta dhe konvertimi i tyre në para

Detaje nga dosja e call centerave: Identiteti i përfituesve të mbi 8 milionë dollarëve në kriptovaluta dhe konvertimi i tyre në para

April 16, 2026
22-vjeçari kapet në Peshkopi duke tentuar të shesë drogë nga "Shqiponjat"

22-vjeçari kapet në Peshkopi duke tentuar të shesë drogë nga “Shqiponjat”

April 16, 2026
Tërmet në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, Pérez përgatit ndryshime pas eliminimit: Shumë lojtarë janë në borxh.

Tërmet në dhomat e zhveshjes së Real Madrid, Pérez përgatit ndryshime pas eliminimit: Shumë lojtarë janë në borxh.

April 16, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Oliver Kahn kritikon ashpër: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt flasin vetë.

Oliver Kahn kritikon ashpër: Reali i Madridit nuk mund të vazhdojë kështu, titujt flasin vetë.

April 16, 2026
30-vjeçarja në Kamëz plagoset nga fqinji me armë; Policia: Ajo po qëndronte në oborr, më pas…

29-vjeçari në Elbasan prangoset për aksidentin e shkaktuar në gjendje të dehur

April 16, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al