Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin Top Story, analizoi rëndësinë dhe kontestet e një resorti të mundshëm në Zvërnec. Ai u shpreh se figura si Kushner dhe Ivanka Trump nuk do të dëshironin të dënonin ekosistemin e zonës apo të vrisnin flamingot, dhe se investitorët nuk do ta zgjidhnin Zvërnecin po ta rrezikonin këtë vlerë natyrore. Buzhala theksoi se shqiptarët e shtresës së mesme ndoshta nuk do ta frekuentonin resortin, por nënvizoi se projekti ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit dhe se dominant do të jenë turistë të huaj.
Ai reagoi ndaj pretendimeve mbi përkatësitë etnike ose ideologjike të investitorëve, duke sfiduar lidhjet e supozuara me Izraelin: “E vërteta nuk mundet të jetë më larg sesa kaq kur thonin që janë Izraeli dhe hebrenjtë. Ata, vëllezërit Alhajati, kam lexuar shumë për ta para se të bëheshin trend. Ata janë personat më të afërt të presidentit të Sirisë. Janë tre vëllezër me prejardhje nga Siria që jetojnë në Katar dhe nuk kanë lidhje me Izraelin, por që nuk janë të ngarkuar ideologjikisht… Kjo nuk e bën biznesin hebre, s’ka lidhje me hebraizmin. Kjo është e pavërtetë.” Ai shtoi se shqiptarët, në një referendum, do ta pranonin resortin dhe se nuk kanë asgjë kundër figurave si Trump, Ivanka apo Kushner.
Buzhala paralajmëroi kundër paragjykimeve se investimi përfaqëson intervenim të huaj apo akt armiqësor: në rast trazirash sociale, sipas tij, aktorë të jashtëm si Serbia, Greqia apo Irani mund të përfshihen, por është e “qesharake” që Shqiptarët të bëhen pjesë e luftës së brendshme amerikane. Ai përmendi gjithashtu ekzistencën e fondeve që Kushner dhe Ivanka lehtësojnë për të gjetur mundësi investimi në vende të ndryshme.
Në përfundim, Buzhala kritikoi propagandën mbi përfitimet lokale, duke theksuar se problematikë e vërtetë për një fshatar të thjeshtë është pyetja se çfarë përfiton shqiptari nga projekti, dhe ripohimi se resorti do të frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj, jo nga shtresa e mesme shqiptare.

