Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Bursa e çmimeve bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh

timoni.al by timoni.al
August 26, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Bursa e çmimeve bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, në një mbledhje në të cilën morën pjesë ministrat dhe që zgjati 9 orë, kërkoi ngritjen e një Bursa Bujqësore, një mekanizëm ku shteti nuk do të përcaktojë çmimet e produkteve të shportës, por synon t’i bëjë ato më transparente. Në mandatin e tij të tretë, Rama dhe ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca prezantuan më parë Portalin e Fermerit, një platformë informacioni ku fermerët mund të shikonin çmimet e shumicës dhe pakicës, por shifrat e publikuara nuk korrespondonin gjithmonë me vlerat reale të tregut dhe për këtë arsye portali nuk u përqafua gjerësisht nga fermerët.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se Bursa Bujqësore, ndryshe nga Portali i Fermerit, mund të funksionojë, por angazhimi i vetëm i Ministrisë së Bujqësisë konsiderohet i pamjaftueshëm. Enio Civici thekson nevojën për mbikëqyrje financiare nga një autoritet financiar që garanton vërtetësinë e transaksioneve bankare, si dhe domosdoshmërinë e një vëllimi të mjaftueshëm tregtimi. Me ngritjen e bursës, grosistët pritet t’u përshtaten rregullave të reja, pasi formalizimi i tregut pritet të ulë fitimin e tyre dhe për pasojë çmimet e produkteve.

Ergis Sefa e konsideron idenë të mirë, duke përmendur se në vende si Greqia dhe Turqia ekzistojnë modelë të ngjashëm dhe se një bursë mund të sjellë efekt zbritës në çmimet e produkteve. Në çdo sezon bujqësor, fermerët denoncojnë abuzimet e pikave të grumbullimit që ofrojnë çmime që nuk mbulojnë kostot e prodhimit; për këtë arsye shumë herë produkti përfundon jashtë tregut, në kanal, në vend që të shitet. Source: Top Channel.

Previous Post

Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Rusi, zbulohen detaje, SHBA i kërkoi Ukrainës të mos sulmonte Moskën

Next Post

AAK padit Qeverinë dhe dërgon 17 vendime për emërimet në Prokurorinë Speciale

Next Post
AAK padit Qeverinë dhe dërgon 17 vendime për emërimet në Prokurorinë Speciale

AAK padit Qeverinë dhe dërgon 17 vendime për emërimet në Prokurorinë Speciale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al