Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Burgu i grave do të zhvendoset në Pogradec’, Manja: Ali Demi do të shërbejë për 6 muajt e fundit të dënimeve

Editor by Editor
March 8, 2024
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
‘Burgu i grave do të zhvendoset në Pogradec’, Manja: Ali Demi do të shërbejë për 6 muajt e fundit të dënimeve
0
SHARES
54
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka qenë sot për një vizitë në burgun e grave në zonën e Ali Demit, ku tha se ky institucion planifikohet që të zhvendoset në Pogradec. Sipas Manjës, ndërtimi i burgut të Pogradecit është drejt fundit, dhe po mendohet që ai të jetë një burg për gratë, pasi ka kushte më dinjitoze.

“Nuk dua të bie në kurthin e shifrave se ndryshojnë. Efektet e amnistisë fillojnë pas miratimit të ligjit në Parlament. Ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit. Deri në fund të vitit numri i grave është shumë më i madh. E gjitha zona këtu është zona rezidenciale”,tha ai.

Manja shtoi se burgu i Ali Demit mund të shërbejë si një burg i hapur, ku të dënuarit kryejnë 6 muajt e fundit të dënimit. Sipas Manjës, ligji e parashikon që të ketë një burg të hapur, ku të burgosurit pjesën e ditës e kalojnë jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.

“Është diskutuar zhvendosja në Pogradec, ai institucion është drejt përfundimit të mobilimit dhe e kemi marrë në dorëzim brenda marsit përfundon me çelësa në dorë mobilimi i brendshëm. Kemi marrë edhe vlerësim të avokates se popullit në lidhje me standardet e atij institucioni, dhe besoj shpejt do të kemi një vendimmarrje për transferimin. Por do të jetë pasi të bëhet amnistia.

Këtë institucionin këtu, pas transferimit të grave, do të jetë i joni, ligji na kërkon të kemi një burg të hapur. Çdo i dënuar që i ka ngelur 6 muaj përpara se të bashkohet me familjen do ti krijohet mundësia të ketë burg të hapur, ditën të shkojë në punë dhe në darkë të kthehet në institucion. Do të jetë i joni dhe do të shërbejë për këtë qëllim. Jemi në konsultim me drejtorinë e burgjeve dhe ekspertët për ti dhënë zgjidhje gjithë sistemit. Do të miratojmë shumë shpejt masterplanin e zhvillimit të institucioneve në Shqipëri deri në vitin 2030. Burgjet e trashëguara nga koha e komunizmit duhet gradualisht të mbyllen”, tha Ulsi Manja.

Previous Post

Shpërthimi në Lushnje! Avokati: Ja sa vite burg rrezikon deputeti

Next Post

Operacion antidrogë në Kapshticë, kapen rreth 50 kilogramë kanabis

Next Post
Operacion antidrogë në Kapshticë, kapen rreth 50 kilogramë kanabis

Operacion antidrogë në Kapshticë, kapen rreth 50 kilogramë kanabis

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al