Friday, June 26, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani ku humbën 6 persona

timoni.al by timoni.al
June 26, 2026
in LAJME
0
Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani ku humbën 6 persona
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Rajonale e Magdeburgut dënoi me burgim të përjetshëm Taleb Al Abdulmozen, për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve të qytetit, ku humbën jetën gjashtë persona dhe mbi 300 u plagosën. Sulmi ndodhi më 20 dhjetor 2024, kur 51-vjeçari me origjinë nga Arabia Saudite, i cili kishte marrë azil në Gjermani, drejtoi një furgon me qira drejt turmës në qendër të Magdeburgut. Viktimat përfshijnë një djalë 9-vjeçar dhe pesë gra; disa nga më shumë se 300 të plagosurit mbetën në gjendje të rëndë. Autori u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Al Abdulmozen planifikoi sulmin prej kohësh, por hetimet arritën në përfundimin se ai nuk veproi për motive ideologjike. Hetimi konstatoi se kryesisht e udhëhiqnin motive personale. Në ekspertizën mjekoligjore, psikiatri që e kreu vlerësimin deklaroi se “i pandehuri ishte dhe mbetet i interesuar vetëm për veten e tij”, duke shtuar se ai vuan nga një “çrregullim narcisist i personalitetit” dhe ka një “nevojë të madhe për vëmendje”.

Al Abdulmozen kishte mbërritur në Gjermani në vitet 1990, ku mori statusin e azilit. Ai ishte diplomuar si mjek në Arabinë Saudite dhe më pas kishte përfunduar specializimin si psikiatër në Gjermani. Deri pak para sulmit punonte si psikiatër në një institucion të mbyllur psikiatrik për autorë veprash penale me probleme të shëndetit mendor në Bernburg, në landin e Saksoni-Anhaltit.

Në vitet e fundit, ai ishte paraqitur publikisht si aktivist për të drejtat e grave në Arabinë Saudite dhe ishte përfshirë në mosmarrëveshje me një organizatë që ndihmon refugjatët. Me vendimin e Gjykatës Rajonale të Magdeburgut, 51-vjeçari u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm për sulmin që tronditi Gjermaninë, të cilin media e përshkroi si një nga sulmet më të rënda në vitet e fundit.

Previous Post

Burgim i përjetshëm për autorin e sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, ku vdiqën 6 persona

Next Post

FOTO/ Në Britani vapa ekstreme, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace

Next Post
FOTO/ Në Britani vapa ekstreme, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace

FOTO/ Në Britani vapa ekstreme, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al