Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

timoni.al by timoni.al
April 19, 2026
in Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët e Bullgarisë iu drejtuan kutive të votimit këtë të diel, në zgjedhjet e teta parlamentare në vetëm pesë vite, në një klimë të fortë pakënaqësie politike dhe ekonomike. Në krye të sondazheve renditet ish-presidenti Rumen Radev, i cili sipas parashikimeve pritet të sigurojë rreth 35% të votave. Radev, i cilësuar si euroskeptik dhe me qëndrime më të afërta me Rusinë, ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe rikthim të stabilitetit politik.

Në vend të dytë parashikohet partia GERB e ish-kryeministrit Boyko Borissov, me rreth 18%, duke reflektuar rënien e mbështetjes për forcat tradicionale politike. Zgjedhjet vijnë pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, ku qeveritë kanë qenë jetëshkurtra dhe shpesh të rrëzuara nga protesta masive. Një ndër çështjet kryesore për votuesit mbetet korrupsioni i përhapur dhe rritja e kostos së jetesës, sidomos pas adoptimit të euros.

Bullgaria, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO, përballet me sfida në balancimin e orientimit të saj perëndimor me qëndrimet më pragmatike ndaj Moskës që promovon Radev. Megjithatë, edhe nëse konfirmon fitoren, ish-presidenti pritet të ketë vështirësi në krijimin e një shumice të qëndrueshme qeverisëse, duke qenë se asnjë parti nuk parashikohet të sigurojë shumicë absolute.

Rezultatet paraprake priten pas mbylljes së votimit, ndërsa vëmendja mbetet tek mundësia për krijimin e një qeverie të qëndrueshme në një nga vendet më të trazuara politikisht në rajon. Situata pas zgjedhjeve do të varet nga aftësia e forcave politike për të formuar koalicione dhe për të adresuar çështjet kryesore që kanë nxitur pakënaqësinë e votuesve: korrupsionin e përhapur dhe presionet mbi buxhetet familjare lidhur me rritjen e kostos së jetesës. Top Channel.

Previous Post

Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, publikon pamjet: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në trazira të Gjirit

Next Post

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Next Post
Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al