Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Bullgaria fiton Eurovision 2026, Shqipëria renditet e 13-ta me këngën Nan duke marrë 145 pikë

timoni.al by timoni.al
May 17, 2026
in Lajmi Fundit
0
Bullgaria fiton Eurovision 2026, Shqipëria renditet e 13-ta me këngën Nan duke marrë 145 pikë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bangaranga e yllit bullgar të muzikës pop ishte kënga më e votuar nga juria dhe publiku njëkohësisht, duke grumbulluar 516 pikë dhe fituar konkursin. Kënga, e frymëzuar nga kukeri — rituali i lashtë bullgar ku burra maskohen për të larguar shpirtrat e këqij — pati sukses të gjerë me të dyja palët e votimit. Me votat e publikut, Dara mposhti përfaqësuesin e Izraelit, Noam Bettan, i cili u rendit i dyti; kur Izraeli qëndroi përkohësisht në krye të listës para rezultatit final, pati reagime negative nga publiku, përfshirë fërshëllima.

Nata finale e Festivalit Europian të Muzikës u eklipsua nga protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit për shkak të luftës në Gaza. Para mbrëmjes së madhe pati protesta në qendër të Vjenës, ndërsa pesë vende bojkotuan eventin, përfshirë Spanjën, Islandën dhe Irlandën, këtë të fundit fituese shtatë herë më parë.

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis Kallaçi, u rendit e 13-ta me 145 pikë. Kënga “Nan”, e vlerësuar për ndjeshmëri, autenticitet dhe një gegnishte të fuqishme, mori 85 pikë nga publiku. Nga juritë, Shqipërisë i dhanë vetëm 12 pikë, të gjitha nga Portugalia; Mali i Zi vlerësoi “Nan” me 10 pikë, ndërsa Kroacia me 8. Për pjesën shqiptare, 12 pikët e dhëna nga Shqipëria shkuan për Italinë, e cila nuk ia ktheu asnjë pikë.

Gjatë interpretimit të Alis Kallaçit, në Qendrën e Mediave një gazetar nga Kosova, Albert Limani, raportoi për një incident: sipas tij një grua nga delegacioni i Serbisë tentoi t’i heqë flamurin e Kosovës, por hasi në kundërshtimin e tij. Konkursi u mbajt në Vjenë të Austrisë, pasi vitin e kaluar fitues ishte 25-vjeçari JJ në Bazel të Zvicrës me këngën “Wasted Love”. Ky vit shënoi 70-vjetorin e Eurovisionit, i cili nisi në vitin 1956 si Çmimi i Madh Evropian; organizatorët përgatitën një homazh me disa nga këngët më të paharrueshme të shtatë dekadave.

Previous Post

I dehuri përplaset me policinë; tjetër aksident në vendin ku humbën jetën dy fëmijë

Next Post

Komedia Plagët premierë në Gjirokastër, në Teatrin Zihni Sako shfaqje për fenomene të familjes shqiptare

Next Post
Komedia Plagët premierë në Gjirokastër, në Teatrin Zihni Sako shfaqje për fenomene të familjes shqiptare

Komedia Plagët premierë në Gjirokastër, në Teatrin Zihni Sako shfaqje për fenomene të familjes shqiptare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al