Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Bujqësi me kredi, mashtrimi i ri!” Meta: Vijon tallja me fermerët, vendi i vetëm në Europë ku sektori merr 0 fonde

Editor by Editor
July 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se “bujqësia me kredi” është mashtrimi i ri. Ai thotë se miliona euro para të dhuruara për fermerët tanë nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë” për pishina vilash dhe resortesh.

Meta shton se edhe 310 mijë euro për bujqësinë, u zhvatën nga një punonjës i inceneratorit inekzistent të Tiranës, të cilin e shndërruan në fermer për t’i kaluar paratë. Kreu i PL-së thotë se vazhdon tallja me fermerët, blegtorët dhe agro-përpunuesit, duke u premtuar kredi me fonde sovrane.

“Pra meqenëse paratë e falura nga BE për ju të dashur fermerë përfunduan në xhepat e korrupsionit, atëherë Kreu i Organizatës ju fton të aplikoni për kredi sovrane ashtu siç ju gënjeu edhe në vitin 2015, me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mashtrim banal”, shkruan Meta.

Postimi:

“Bujqësi me kredi”, mashtrimi i ri.

Miliona euro para të dhuruara për fermerët tanë nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë” për pishina vilash dhe resortesh.

Nuk u ndalën në babëzinë e tyre, aq sa edhe 310 mijë euro për Bujqësinë, u zhvatën nga një punonjës i inceneratorit inekzistent të Tiranës, të cilin e shndërruan në fermer për t’i kaluar paratë.

Ndërkohë zero fonde për blegtorinë, zero fonde për serat, frutikulturën dhe agro-përpunimin. Përballë këtij korrupsioni galopant, BE ndërpreu edhe për dy vitet e ardhshme grantet për Bujqësinë. Plot 120 milionë euro para të dhuruara ju hoqën fermerëve tanë, sepse BE kërkon të kthehen pas paratë e korrupsionit.

Ndërkohë vazhdon tallja me fermerët, blegtorët dhe agro-përpunuesit, duke u premtuar kredi me fonde sovrane. Pra meqenëse paratë e falura nga BE për ju të dashur fermerë përfunduan në xhepat e korrupsionit, atëherë Kreu i Organizatës ju fton të aplikoni për kredi sovrane ashtu siç ju gënjeu edhe në vitin 2015, me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mashtrim banal.

Jemi i vetmi vend në Europë ku Bujqësia merr zero fonde europiane, ndërkohë që Serbia përfiton plot 280 milion euro. Jemi i vetmi vend në Europë që shtyp prodhimin vendas me tatim vlerë të shtuar 20 përqind. Nuk ka Bujqësi në BE që financohet me kredi, por vetëm me para të drejtpërdrejta të dhuruara. Prandaj “Bujqësi me Kredi”, është thjesht një Mashtrim i Ri.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2Fpfbid02b9Zy6CQd3dtNAJZJ7fz31DqvvB3QT1861q2YbyypcZGB4pwLCgo3JHdnFWn8uMGil&show_text=true&width=500

Previous Post

Ronela Hajati nuk fshihet më, publikon foto me të dashurin

Next Post

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Next Post
Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al