Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

BSH përgatit ‘stuhinë’ për mikrofinancën: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës

Editor by Editor
September 24, 2024
in AKTUALITET, Ekonomi, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
BSH përgatit ‘stuhinë’ për mikrofinancën: Jo më shumë se dy kredi njëkohësisht për çdo huamarrës
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”, që pritet të sjellin një shtrëngim të fortë në hapësirat kredituese të institucioneve financiare jobanka.

Mbështetur në parashikimet e projektrregullores që po konsultohet me palët e përfshira, një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës. Projektrregullorja vendos gjithashtu një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve.

Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 40%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme që niveli më i lartë i raportit nuk cënon pagesën e detyrimeve të kredisë. Këto raste do të trajtohen si raste përjashtimore, të cilat nuk duhet të tejkalojnë 10% të shumës së kredive të reja të dhëna nga subjekti për një vit kalendarik.(lexo KËTU për më shumë)

Previous Post

Aksident i rëndë në Kuçovë, vdesin burrë e grua, vajza e tyre përfundon në spital

Next Post

Kush është Florjan Bajraktari? I shpëtoi dje atentatit me armë në Athinë. Si tentuan ti presin fytin…

Next Post
Kush është Florjan Bajraktari? I shpëtoi dje atentatit me armë në Athinë. Si tentuan ti presin fytin…

Kush është Florjan Bajraktari? I shpëtoi dje atentatit me armë në Athinë. Si tentuan ti presin fytin…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al