Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Britania ul në 16-vjeç moshën për pjesëmarrje në votime

Editor by Editor
July 18, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Britania ul në 16-vjeç moshën për pjesëmarrje në votime
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BRITANI- Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një ndryshim i rëndësishëm në këtë shtet. Partia Laburiste në pushtet ishte zotuar edhe më herët për ulje të moshës nga 18 në 16 për pjesëmarrje në procese zgjedhore.

Kjo duket se është vetëm njëra prej plot reformave që do të bëhen. Disa argumentojnë se demokracia e Britanisë është “në krizë”, sidomos për shkak të daljes së ulët në zgjedhje.

Ndryshimi i moshës së votimit ka qenë i diskutueshëm për kohë të gjatë. Disa kritikë kanë thënë më parë se diçka e tillë është në shërbim të pushtetit, për faktin se adoleshentët që sapo kishin fituar të drejtën e votës konsideroheshin më të prirur të mbështesnin Partinë Laburiste të qendrës së majtë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që 16 dhe 17-vjeçarët të votojnë, sepse janë mjaftueshëm të rritur për të punuar, për t’i paguar taksat, pra ata kontribuojnë”, ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer.

“Nëse kontribuoni, duhet ta keni mundësinë të tregoni se si dëshironi të shpenzohen paratë tuaja, apo për cilën qeveri duhet të shkojnë”, ka shtuar Starmer.

Qeveria do të duhet ta dorëzojë legjislacionin para parlamentit, ku e ka shumicën e mjaftueshme për t’i bërë ndryshimet. Sipas të dhënave online, vetëm një numër i vogël shtetesh i lejojnë 16-vjeçarët që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Aty përfshihen Austria, Argjentina, Brazili, Ekuadori dhe Kuba./ REL

Previous Post

Aksident i rëndë në Britani, autobusi me rreth 70 nxënës rrëshqet poshtë një bregu, Starmer: Dhimbjen për humbjen e jetës së një fëmije

Next Post

“Bumi i turizmit në Shqipëri, një përfitim i papritur për Kushner!” The Economist: Investitori pret që qeveria të gjejë burime uji edhe për projektet e tij

Next Post
“Bumi i turizmit në Shqipëri, një përfitim i papritur për Kushner!” The Economist: Investitori pret që qeveria të gjejë burime uji edhe për projektet e tij

"Bumi i turizmit në Shqipëri, një përfitim i papritur për Kushner!" The Economist: Investitori pret që qeveria të gjejë burime uji edhe për projektet e tij

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al