Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Britania u heq nënshtetësinë “lordëve” të krimit, rasti i dy shqiptarëve të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash

Editor by Editor
March 3, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Britania u heq nënshtetësinë “lordëve” të krimit, rasti i dy shqiptarëve të akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Lordëve’ të krimit të organizuar në Britani të Madhe do t’u hiqet nënshtetësia britanike sapo ata të dalin nga vendi.

Kështu ka njoftuar ministria e Brendshme britanike, në kuadër të goditjes së personave me nënshtetësi britanike të cilët dyshohet se janë përfshirë në trafik droge, armësh zjarri apo emigrantësh.

‘Home Ofice’ po punon me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Britani, e cila ofron një dosje inteligjence që ministri i Brendshëm e përdor për t’u hequr shtetësinë individëve të përfshirë në krim, nëse ata largohen përkohësisht nga vendi, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre.

Është e paqartë sesa herë është përdorur kjo taktikë, por mediat e huaja shkruajnë për 2 raste ndaj 2 shqiptarëve të cilët dyshohen si krerë të grupeve kriminale në trafikun e emigrantëve dhe të drogës.

Në rastin e fundit, një shqiptar, emri i të cilit nuk mund të përmendet për arsye ligjore, dyshohej se kishte organizuar kontrabandën në Mbretërinë e Bashkuar të qindra emigrantëve të paligjshëm shqiptarë nëpërmjet kamionëve dhe varkave të vogla përtej Kanalit.

Ai hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat nga lufta e Kosovës dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por më tej nuk pati asnjë akuzë ndaj tij. Në shtator të atij viti, atëherë Sekretari i Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri.

Ai e apeloi vendimin, por Komiteti Special i Apelimit të Emigracionit ia hodhi poshtë pasi pa dosjen me akuzat që rëndonin ndaj tij.

Në vitin 2021, Fation Dauti, 38 vjeç, humbi një apel të ngjashëm në SIAC pasi iu hoq shtetësia nën akuzën se ishte një ndër krerët e një grupi kriminal shqiptar me bazë në Londër që merrej me trafikun e kokainës, emigrantëve dhe pastrimin e parave. Atij iu dha leja e përkohshme e qëndrimit sepse ishte i martuar me një shtetase letoneze të Bashkimit Europian.

Previous Post

Babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, hetimi për 3 vepra penale. Çfarë do ndodhë me deputetin Çela?

Next Post

Zbardhen detajet, ja përse u arrestua Liam

Next Post
Zbardhen detajet, ja përse u arrestua Liam

Zbardhen detajet, ja përse u arrestua Liam

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al