Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Britania nis stërvitjen Operation Albiston Shadow, ushtria përgatitet për raste sulmesh hibride

timoni.al by timoni.al
July 15, 2026
in LAJME
0
Britania nis stërvitjen Operation Albiston Shadow, ushtria përgatitet për raste sulmesh hibride
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Operacioni i quajtur “Albiston Shadow” përfshin manovra ushtarake dhe stërvitje të shtrira në administratën publike, ku do të marrin pjesë ministrat dhe qindra zyrtarë për të testuar kundërpërgjigjet ndaj sulmeve hibride brenda skenarit të një lufte konvencionale. Teksti nuk saktëson kërcënimet konkrete që do të simulohen, por përmend se me shumë gjasa do të përfshihen sulme kibernetike, akte sabotazhi dhe vrasje politike. Manovrat, të cilat konsiderohen më të mëdhatë pas shumë dekadash, do të zgjasin disa ditë dhe do të plotësohen nga stërvitje më të mëdha në kuadër të NATO-s, të koduara CMX27, të planifikuara për vitin e ardhshëm pa një datë të përcaktuar.

Për herë të parë, ndërmasat kundër ndërhyrjeve në procesin demokratik në Britani do të jenë pjesë e testeve për të vlerësuar sa e përgatitur është vendi për t’i parandaluar këto ndërhyrje. Midis gjashtë rreziqeve të përfshira përmendet edhe potenciali i përdorimit të inteligjencës artificiale për të lehtësuar sulme më të sofistikuara kibernetike ndaj të dhënave të infrastrukturës, furnizimit me ujë dhe sistemit politik. Stërvitjet vijnë ndërsa rriten shqetësimet për një sulm rus ndaj anëtarëve të NATO-s, për shkak se ushtria ruse shpesh shkel hapësirën ajrore të vendeve të Aleancës.

Darren Jones, Sekretar i Përgjithshëm pranë kryeministrit Starmer, deklaroi në Parlament se do të ketë edhe një fushatë sensibilizuese për të rritur vendosmërinë e publikut për t’u përballur me situata lufte. Qëllimi është që qytetarët të kuptojnë masat e thjeshta që mund të ndërmarrin përpara çrregullimeve të mundshme si pasojë e sulmeve. Rreziqet e theksuara përfshijnë ndërprerje masive të energjisë elektrike, furnizimit me ujë, sinjaleve telefonike dhe aksesit tek marketet ushqimore lokale.

Përveç udhëzimeve për publikun, do të ketë orientime për shkollat dhe kolegjet se si të organizojnë qëndrimin e fëmijëve në vende të sigurta gjatë emergjencave dhe në kohë lufte. Dokumentet zyrtare të mbrojtjes nënvizojnë se këshillat për rastet e një lufte bërthamore mbeten të klasifikuara dhe nuk përfshihen në regjistrin e publikuar, megjithëse besohet se janë masa të ngjashme me ato të vendeve të tjera evropiane. Media britanike ka zbuluar se para dy vjetësh Britania nuk kishte një plan të përditësuar të mbrojtjes kombëtare dhe Libri i Luftës ishte lënë pa përdorim që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Previous Post

Pse mbahet Meta në burg dhe Berisha detyrohet dy herë në muaj në Prokurori, përgjigjet kreu i SPAK

Next Post

Bilanc tragjik në rrugët e Elbasanit: 13 persona humbin jetën nga aksidentet janar–korrik

Next Post
Bilanc tragjik në rrugët e Elbasanit: 13 persona humbin jetën nga aksidentet janar–korrik

Bilanc tragjik në rrugët e Elbasanit: 13 persona humbin jetën nga aksidentet janar–korrik

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al