Në Kinë, fenomeni i “burgjeve të dhjamit” po përhapet, ku individë regjistrohen për të humbur peshë përmes dietave strikte dhe ushtrimeve intensive. Rritja e obezitetit në vend ka nxitur këtë industri, me më shumë se gjysmë e të rriturve të mbipeshë, një shifër që pritet të arrijë deri në 65% deri në vitin 2030. Numri i fëmijëve obezë ka katërfishuar që nga viti 2000.
Pjesëmarrësit regjistrohen vullnetarisht për programe që zgjasin nga 2 deri në 4 javë, por dalja nga këto qendra është e vështirë. Objektet janë të rrethuara me masa sigurie dhe stafi monitoron vazhdimisht për të parandaluar shkeljet e rregullave. Programet përfshijnë deri në katër orë ushtrime në ditë dhe dieta të kontrolluara, me peshoj dy herë në ditë dhe ndalimin e ushqimeve shtesë. Disa qendra akomodojnë deri në pesë persona për dhomë, ndërsa trajnerët kryejnë kontrolle të rregullta.
Një pjesëmarrëse australiane tregoi se humbi disa kilogramë brenda dy javësh, por përjetoi vështirësi fizike dhe psikologjike, duke shprehur shqetësimin se trupi i saj nuk dinte më si të hajë normalisht pas daljes nga programi. Ky fenomen ka ngjallur debate mbi sigurinë e këtyre qendrave, veçanërisht pas vdekjes së një influencuese 21-vjeçare në vitin 2023 pas pjesëmarrjes në një program të tillë.
Ekspertët paralajmërojnë se industria e humbjes së shpejtë të peshës po përfiton nga presioni social për dobësi dhe kërkojnë më shumë rregullim dhe kontroll nga autoritetet.













