Herën e fundit që Raphinha luajti me Brazilin pësoi një dëmtim, rreth një muaj më parë. Ai u rikthye te Barcelona, por ende nuk ka arritur formën e tij më të mirë dhe nuk ka zhvilluar ndonjë ndeshje të plotë. Megjithatë, trajneri i Seleçaos, Carlo Ancelotti, e grumbulloi për dy miqësoret që Brazili do të luajë në nëntor ndaj Japonisë dhe Singaporit. Ancelotti ka thirrur gjithashtu Vinicius dhe Endrick, por jo Marquinhos nga PSG.
Trajneri publikoi një listë ku figurojnë emra të rinj dhe mungesa të rëndësishme, përfshirë Joao Pedron që është jashtë për shkak të dëmtimit. Mes risive janë portierët Bento dhe Lucas Perri; mbrojtësit Carlos Augusto, Jonathan Jesus dhe Vanderson; mesfushorët André Luiz, Joao Gomes dhe Marlon Gomes; dhe sulmuesit Allan dhe Alisson Santana.
Konfederata Braziliane e Futbollit vendosi të lërë të lirë futbollistët e Palmeiras dhe Flamengo, që po luftojnë për titullin në kampionatin brazilian, prandaj asnjë lojtar nga këto dy klube nuk është ftuar. Për më tepër, Palmeiras është kualifikuar për në finalen e Copa Libertadores që do të luhet më 28 nëntor ndaj Estudiantes në Montevideo.
Brazili do të përballet fillimisht me Japoninë më 14 nëntor dhe më pas me Singaporin më 17 nëntor. Seleçao do të luajë sërish kundër një skuadre aziatike pas sfidës së luajtur në Botëror, ndërsa ndeshja me Singaporin do të jetë hera e parë për pesë herë kampionët e botës ndaj këtij kundërshtari.
Lista e të grumbulluarve
Portierë: Pedro Morisco (Coritiba), Bento (Al Nassr), Lucas Perri (Torino).
Mbrojtës: Arthur Dias (Ath. Paranaense), Carlos Augusto (Inter), Douglas Santos (Zenit), Gabriel Magalhães (Arsenal), Jair Cunha (Nottingham Forest), Jonathan Jesus (Cruzeiro), Vanderson (Monaco), Vitor Reis (Manchester City).
Mesfushorë: André Luiz (Corinthians), Andrey Santos (Manchester United), Bruno Guimarães (Arsenal), Danilo (Botafogo), Gabriel Bontempo (Santos), João Gomes (Aston Villa), Marlon Gomes (Shakhtar).
Sulmues: Allan (Manchester City), Alisson Santana (Shakhtar), Endrick (Real Madrid), Estêvão (Chelsea), Raphinha (Barcelona), Rayan (Bournemouth), Vinicius Junior (Real Madrid).

