Sunday, June 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Botërori i Anglisë nis me autogol; hajdutët morën këpucët dhe topat, Bellingham e shokët rrezikojnë zbathur ndaj Kroacisë

timoni.al by timoni.al
June 13, 2026
in AKTUALITET
0
Botërori i Anglisë nis me autogol; hajdutët morën këpucët dhe topat, Bellingham e shokët rrezikojnë zbathur ndaj Kroacisë
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja angleze e futbollit u përball me një ngjarje të papritur dhe të turpshme disa ditë para ndeshjes së parë në Kupën e Botës 2026, kur gjatë transferimit të pajisjeve logjistike nga baza stërvitore në West Palm Beach (Florida) drejt kampusit “Swope Soccer Village” në Kansas City (Missouri) u raportua një vjedhje masive. Sipas raportimeve, hajdutët morën pothuajse të gjithë materialin sportiv, duke përfshirë këpucët e personalizuara për lojtarët kryesorë dhe pothuajse të gjithë topat e stërvitjes; në çantat që mbetën u gjet vetëm një top.

Stafi i sigurisë së kombëtares dyshon se mund të jenë përfshirë shoferët e kompanisë që kishte marrë përsipër transportin e mallrave. Autoritetet lokale të Kansas City-t reaguan shpejt dhe arrestuan dy persona në lidhje me ngjarjen. Policia lokale tha se po heton një vjedhje të mundshme nga automjeti i ekipit, i cili mbërriti në Kansas City me pjesë të konsiderueshme të sendeve të humbura.

Federata Angleze e Futbollit (FA) po bashkëpunon ngushtë me autoritetet amerikane për të gjetur dhe rikuperuar materialet e humbura. Ndërkohë, menaxherët e logjistikës të ekipit janë vënë në garë me kohën: ata kontaktuan menjëherë markat kryesore sponsorizuese për të prodhuar dhe sjellë me urgjencë këpucë të reja dhe pajisje të tjera të nevojshme përpara fillimit të ndeshjeve zyrtare. Përgatitjet po bëhen me prioritet për të siguruar që lojtarët të kenë pajisjet e nevojshme për debutimin.

Kujtohet se Anglia bën pjesë në një grup të fortë dhe ka një kalendar të ngjeshur ndeshjesh në fazën e grupeve të Botërorit. Orari zyrtar i Anglisë në grup është: 17 Qershor — Angli vs Kroaci (në Dallas); 23 Qershor — Angli vs Ganë (në Boston); 27 Qershor — Angli vs Panamà (në Nju Jork).

Top Channel

Previous Post

Skandal në Botëror: Yjet e Turqisë kapen mat në ballkonin e hotelit, shpërthen stuhia në rrjet

Next Post

Pas refuzimeve dhe dështimeve në seri, Milani përfundon në gjurmët e ish-trajnerit të Manchester United

Next Post
Pas refuzimeve dhe dështimeve në seri, Milani përfundon në gjurmët e ish-trajnerit të Manchester United

Pas refuzimeve dhe dështimeve në seri, Milani përfundon në gjurmët e ish-trajnerit të Manchester United

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al