Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Botërori 2026 vendos rekord kartonësh të kuq; 94 futbollistë rrezikojnë pezullim në ndeshjet me eliminim direkt

timoni.al by timoni.al
June 24, 2026
in LAJME
0
Botërori 2026 vendos rekord kartonësh të kuq; 94 futbollistë rrezikojnë pezullim në ndeshjet me eliminim direkt
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor: vetëm pas dy javëve të para të fazës së grupeve janë dhënë plot 8 kartonë të kuq, një rekord historik për këtë fazë të turneut. Mes rasteve më të komentuara është përjashtimi i Almirónit, i cili u bë futbollisti i parë në histori që ndëshkohet me karton të kuq për shkak se mbuloi gojën me dorë teksa iu drejtua një kundërshtari. Ky veprim bie ndesh me një nga rregullat e reja të vendosura nga IFAB dhe FIFA, të cilat po zbatohen për herë të parë në këtë Botëror.

Sipas rregullores disiplinore të Kupës së Botës 2026, një futbollist që grumbullon dy kartonë të verdhë humbet automatikisht ndeshjen pasardhëse. Në një turne relativisht të shkurtër, ku skuadrat mund të zhvillojnë maksimumi tetë ndeshje deri në finale, mungesa në një takim konsiderohet një humbje e rëndësishme. Për këtë arsye, lojtarët po tregohen më të kujdesshëm si në protestat ndaj arbitrave, ashtu edhe në ndërhyrjet ndaj kundërshtarëve.

Përpara nisjes së fazës së 1/16-ve të finales, plot 94 futbollistë ndodhen nën kërcënimin e pezullimit. Nëse ndonjëri prej tyre ndëshkohet me karton në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, do të humbasë automatikisht sfidën e parë të fazës eliminatore, një goditje e madhe për ekipet që synojnë të avancojnë në turne. Numri i lartë i kartonëve dhe rregullat e reja disiplinore po ndikojnë ndjeshëm në mënyrën se si skuadrat po i qasen ndeshjeve, duke e bërë disiplinën një faktor po aq të rëndësishëm sa performanca në fushë.

Lojtarët paralajmëruar si të rrezikuar për pezullim përfshijnë: Spanjë: Pedri; Egjipt: Fatouh, Attia, Lashin; Kanada: Alistair Johnston, De Fougerolles, Cornelius; Marok: Diop; Afrika e Jugut: Sibisi, Mbatha; Bregu i Fildishtë: Kessié, Guela Doué, Seko Fofana; Gana: Yirenkyi, Iñaki Williams; Kepi i Gjelbër: Kastaneer, Juninho Bacuna, Gaari, Leandro Bacuna, Comenencia, Borges; Bosnja-Hercegovina: Lukiç, Demirovic, Katiç, Dediç, Dzeko; Kroacia: Petar Suçiç; Skoci: Andy Robertson, Curtis, Hickey, Mclean; Austri: Posch, Laimer, Sabitzer; Holandë: Summerville, Depay, Van de Ven; Portugali: Bernardo Silva, Renato Veiga, Tomás Araújo, Semedo; Anglia: Declan Rice; Belgjikë: Lukaku, Castagne, De Cuyper; Australi: Souttar, Circati, Italiano, Bos; Suedi: Gudmundsson, Ayari, Bergvall; Zelanda e Re: Singh, Mçoëatt; Zvicër: Zakaria, Elvedi; R. Çeke: Krejci; Arabia Saudite: Kanno, Al Amri, Salem Al Daësari; Koreja e Jugut: Kang In-Lee, Gihyuk Lee, Seungho Paik; Algjeri: Zerrouki; Katar: Gaber, Abunada, Fathy; Irani: Hajisafi, Ezatolahi; Uzbekistan: Khusanov; RD Kongo: Pickel, Mbemba; Brazil: Douglas Santos, Roger Ibáñez, Casemiro; Argjentinë: Medina, Paredes; Kolumbi: Lerma, Lucumí, Mójica; Ekuador: Alcívar, Porozo; Paraguaj: Galarza, Diego Gómez, Arce, Cáceres, Júnior Alonso; SHBA: Chris Richards, Tyler Adams, Balogun, Antonee Robinson; Meksikë: Brian Gutierrez; Uruguai: Bentancur, Mathias Olivera.

Previous Post

Teknologjia e re në topin e Botërorit: goli me shpejtësinë më të lartë, 125 km/orë (Video)

Next Post

Messi shuan 39 qirinj pa Antonelën dhe fëmijët, por i rrethuar nga familja e Argjentinës

Next Post
Messi shuan 39 qirinj pa Antonelën dhe fëmijët, por i rrethuar nga familja e Argjentinës

Messi shuan 39 qirinj pa Antonelën dhe fëmijët, por i rrethuar nga familja e Argjentinës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al