Teksa Botëori 2026 ka hyrë në fazat vendimtare, shefi i arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, bëri një bilanc të punës së klasës arbitrale në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA. Collina, ish arbitër i njohur italian, deklaroi se arbitrat nuk janë ndikuar nga askush dhe se integriteti i tyre nuk mund të vihet në dyshim. Ai theksoi se asnjë pretendim për ndikim në arbitrazh, përfshirë nga presidenti Gianni Infantino, nuk qëndron, duke nënvizuar se Infantino ka treguar mbështetje të plotë për skuadrën arbitrare dhe besim në aftësitë e tyre për të vepruar me pavarësi. Collina shtoi se arbitrat marrin vendime në mirëbesim dhe, ashtu si futbollistët e trajnerët, përpiqen të japin maksimumin.
Në vlerësimin e pjesës së parë të kompeticionit, Collina tha se në përgjithësi janë të kënaqur, por pranoi se për shkak të numrit të madh të ndeshjeve të luajtura brenda një harku relativisht të shkurtër, është normale që disa episode të mos kenë shkuar siç ishte parashikuar. Mes ngjarjeve të analizuar ai përmendi golin e anuluar të Ziko në ndeshjen Egjipt–Argjentinë, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Egjiptit dhe ndeshja përfundoi 3-2 për Argjentinën.
Për këtë episod, Collina tha se Attia duket qartë që i ka shkelur këmbën Lisandro Martínez. Ai shpjegoi procedurën e VAR: pas çdo goli kontrollohet faza e zotërimit të topit në fazën sulmuese dhe, nëse identifikohet një faull gjatë ndërtimit të aksionit që ka pasur ndikim te goli, VAR rekomandon rishikimin e episodit. Collina nënvizoi se nuk ekziston një kufizim për distancën nga porta apo për harkun kohor mes episodit të dyshimtë dhe golit, çka mund të çojë në anulime të golave kur provohet se ka pasur impakt nga ndonjë parregullsi në fazën e ndërtimit të aksionit.

