Brazili reagoi zyrtarisht ndaj anulimit të golit të Vinicius në ndeshjen me Skocinë, duke dërguar në FIFA një ankesë formale, sipas medias braziliane dhe konfirmimit nga ajo spanjolle. Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) kërkoi që të mbahet parasysh konsistenca e përdorimit të sistemit VAR në të gjitha rastet kur duhet ndërhyrë.
Në dokument, CBF përfshiu edhe rastin e Lionel Messi si argument për të vërtetuar se Vinicius i ishte anuluar padrejtësisht një gol që do të ishte i treti i tij në atë ndeshje dhe që do ta vendoste bashkë me argjentinasin në krye të listës së golashënuesve të Botërorit. Si shembull të trajtimit jo të njëtrajtshëm, federata përmendë golin e parë të Messit në fitoren ndaj Austrisë, ku arbitri nuk akordoi faull për Austrinë përpara golit pavarësisht se Mac Allister kishte tërhequr nga prapa një lojtar.
Për rastin e Vinicius, CBF argumenton se manovra para golit ishte tipike e lojës, kontakti ishte minimal dhe se aksioni nuk përbënte faull të qëllimshëm. Sipas ankesës, të dy lojtarët ishin duke luftuar për topin kur Hendry prekuri me pulpën Vinicius-in në momentin kur tentoi të ndërpriste aksionin e tij, dhe për këtë arsye ndërhyrja që çoi në anulim nuk duhej të konsiderohej faull.
Konfederata theksoi se vendimi për anulimin në minutën e 21-të nuk duket i përshtatshëm me filozofinë e aplikuar gjatë gjithë kompeticionit. CBF vunë në dukje se vendimi rezultoi i papritur jo vetëm për ekipin brazilian, por edhe për futbollistët skocezë, të cilët reagimet e tyre treguan se nuk prisnin rishikim apo anulim të golit. Në ankesën dërguar FIFA, federata kërkon që të sigurohet një qasje e njëjtë dhe e parashikueshme në përdorimin e VAR, duke u mbështetur në krahasime me raste të tjera të trajtuara ndryshe gjatë turneut.

