Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Bota të mos harrojë: Masakra e Srebrenicës, mijëra nisin Marshimin e Paqes

timoni.al by timoni.al
July 8, 2026
in KRYESORE
0
Bota të mos harrojë: Masakra e Srebrenicës, mijëra nisin Marshimin e Paqes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra njerëz nisin nga Nezuku, pranë Tuzllës, për “Marshimin e paqes”, një ecje rreth 100 kilometrash drejt Srebrenicës në përkujtim të viktimave të gjenocidit të korrikut 1995. Marshimi zhvillohet gjatë tre ditëve, duke ndjekur të njëjtat shtigje nga të cilat mijëra banorë të tmerruar tentuan të kalonin për të arritur në territorin e lirë të Tuzllës dhe Klladanjes pasi zona e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara ra në duart e forcave serbo-boshnjake. Marshuesit pritet të mbërrijnë në Potoçari më 10 korrik, ndërsa më 11 korrik do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore dhe në varrimin kolektiv në Qendrën Memoriale të Srebrenicës. Këtë vit do të varrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të identifikuara.

“Marshimi i Paqes” organizohet që nga 2005-sa dhe çdo vit bashkon një numër gjithnjë e në rritje pjesëmarrësish. Qëllimi i nismës është ruajtja e kujtesës historike dhe ndërgjegjësimi për krimet e kryera ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, sipas organizatorëve. Në Qendrën Memoriale të Potoçarit janë varrosur deri tani gati 6.800 viktima të gjenocidit, ndërsa rreth 250 të tjerë janë varrosur në vende të ndryshme sipas kërkesës së familjeve. Mbi 1.000 persona nga Srebrenica dhe zonat përreth vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Ngjarjet e korrikut 1995 kanë lënë pas më shumë se 8.300 boshnjakë të vrarë në enklavë nga forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska, shifër kjo të përmendur në kontekstin e përkujtimit. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid. Mbi 50 persona janë dënuar për përfshirje në këto krime, përfshirë ish-presidentin e Republikës Sërpska, Radovan Karaxhic, dhe ish-kreun e ushtrisë së saj, Ratko Mlladic. Artikulli është botuar nga Top Channel.

Previous Post

Sulmuesi i SHBA-së reagon pas polemikave për kartonin e kuq: Detyra ime është të dal në fushë

Next Post

Macron me syze errëta, Rama me atlete bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti NATO-s në Ankara

Next Post
Macron me syze errëta, Rama me atlete bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti NATO-s në Ankara

Macron me syze errëta, Rama me atlete bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti NATO-s në Ankara

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al