Qeveria gjermane synon që deri në vitin 2035 forcat e armatosura të arrijnë rreth 260 mijë ushtarë aktivë dhe rreth 200 mijë rezervë, pjesë e një strategjie të re me prezantim të parë nga ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai e cilësoi Rusinë si “kërcënimin kryesor” për Gjermaninë dhe vuri në dukje se lufta në Ukrainë dhe krizave globale kanë bërë botën “më të pasigurt dhe më të rrezikshme”. Sipas tij, strategjia synon të sjellë më shumë qartësi dhe gatishmëri përballë kërcënimeve aktuale.
Fokusi i dokumentit është rritja e numrit të personelit dhe forcimi i kapaciteteve teknologjike të Bundeswehr-it. Strategjia parashikon krijimin e një “profili të ri aftësish” që do të përcaktojë strukturën, organizimin dhe madhësinë e ushtrisë. Pistorius theksoi nevojën e përgatitjes për mbrojtjen e vlerave themelore, duke deklaruar se paqja, liria, prosperiteti dhe toleranca nuk janë më të garantuara, por duhet të mbrohen.
Ministri argumentoi se Rusia po përgatitet për një përballje ushtarake me NATO-n përmes riarmatimit dhe e konsideron përdorimin e forcës si mjet legjitim për realizimin e interesave të saj. Ai paralajmëroi gjithashtu rritjen e “metodave hibride”, duke përfshirë spiunazhin, sabotimin, sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit, të cilat, sipas tij, tashmë paraqesin kërcënime të vazhdueshme. Pistorius shtoi se udhëheqja ruse synon të dobësojë kohezionin e NATO-s dhe të shkëpusë SHBA-në nga Evropa, me qëllimin e dështimit të aleancës dhe zgjerimin e ndikimit rus në kontinent.
Sipas strategjisë së re, Gjermania dhe aleatët duhet të jenë të aftë të vendosin së paku 460 mijë trupa të gatshëm për t’u përballur me një agresion të mundshëm rus. Dokumenti synon jo vetëm rritjen e kapaciteteve njerëzore por edhe modernizimin teknologjik për të përballuar sfidat e sigurisë së sotme.















