Thursday, June 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Bora “përfshin” Elbasanin/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Gramshit, disa fshatra mbeten të bllokuar

timoni.al by timoni.al
January 9, 2026
in KRYESORE
0
Bora “përfshin” Elbasanin/ Ndërpritet energjia elektrike në disa zona të Gramshit, disa fshatra mbeten të bllokuar
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kushtet e motit gjatë natës së të enjtes kanë qenë relativisht të qeta në zonat malore të Bashkisë Elbasan, pa bllokime nga dëbora, megjithëse në disa zona trashësia e saj ka kaluar 30 centimetra. Strukturat përgjegjëse kanë punuar pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura.

Në kontrast, situata në Bashkinë Gramsh është problematike, ku dëbora dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Ekipet e riparimit janë në terren për të rikthyer furnizimin, ndërsa situata monitorohet vazhdimisht.

Në Bashkinë Elbasan, fshatrat e njësive administrative Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë dhe Funar kanë prani dëbore. Akset Elbasan–Gjinar dhe Elbasan–Gracen kalohen normalisht pa zinxhirë dhe nuk kanë probleme me energjinë elektrike. Rruga Elbasan–Funar gjithashtu është e kalueshme, por përdorimi i zinxhirëve rekomandohet për akset drejt fshatrave Korrë, Cërrunjë dhe Mollagjesh. Ndërkaq, aksin Elbasan–Labinot Mal dhe rrugën Elbasan–Zavalinë mund ta kalojnë vetëm mjetet me zinxhirë për shkak të temperaturave të ulëta.

Aktualisht, procesi mësimor në njësitë e prekura është pezulluar dhe do të zëvendësohet më 17 janar. Autoriteti Rrugor është aktiv në terren, duke kryer kriposjen e rrugëve.

Në lidhje me akset kombëtare, rruga Prrenjas–Qafë Thanë kalueshme normalisht, ndërsa aksi Librazhd–Peshkopi paraqitet tepër i vështirë për t’u kaluar për shkak të pranisë së akullit dhe mungesës së kriposjes. Mjetet që kalojnë në këtë aks janë shumicës foristradat e larta me zinxhirë, pasi nuk ka asnjë masë pastrimi apo kriposje të raportuar në atë zonë. Situata rrugore mbetet e vështirë dhe kërkon kujdes të veçantë nga shoferët.

Previous Post

20 apartamente të përmbytura në Novoselë, një banor tregon: Kam pastruar ujin me fshesë gjatë natës, gruaja ime është e paralizuar.

Next Post

Dy të rinj arrestohen në flagrancë për shpërndarje lëndësh narkotike në Lezhë

Next Post
Dy të rinj arrestohen në flagrancë për shpërndarje lëndësh narkotike në Lezhë

Dy të rinj arrestohen në flagrancë për shpërndarje lëndësh narkotike në Lezhë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al