Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt; GJKKO gjobit avokatët, bojkoti përfshin masat e sigurisë

timoni.al by timoni.al
October 6, 2026
in LAJME
0
Bojkoti bllokon gjyqin e Veliajt; GJKKO gjobit avokatët, bojkoti përfshin masat e sigurisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bojkoti i avokatëve në gjykata vazhdon, me avokatët që po braktisin gjyqet dhe për herë të parë edhe masat e sigurisë, ndërsa gazetarët vijojnë të paraqiten në procese si publik pasi u kërkohet të firmosin formularë që përmbajnë të dhëna personale. Gjyqi i fundit që dështoi u zhvillua ndaj Erion Veliajt.

Gjykata është ndarë në dy kampe: disa gjyqtarë refuzojnë të aplikojnë gjoba ndaj avokatëve, ndërsa të tjerë po i dënojnë financiarisht. Gjykata e Posaçme përshkallëzoi masën e gjobitjes në gjyqin Veliaj. Të gjithë avokatët e 11 të pandehurve që po bojkotojnë gjykimet pranë GJKKO u gjobitën me nga 50 mijë lekë; në seancën e mëparshme për të njëjtën mungesë ata ishin gjobitur me nga 10 mijë lekë.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë i bëri apel Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) që të nisë verifikimet për ndërhyrjen e gjykatës në profesionin e avokatisë dhe medias, jo vetëm përmes rregullores, por edhe duke u shqyrtuar përmasat e gjobave që po vendosen.

Maksa Haxhia u shpreh se nuk do të tërhiqen, duke e lidhur qëndrimin me parimin bazë të funksionimit të gazetarisë dhe duke bërë një referencë historike: “Ne nuk tërhiqemi sepse kjo është në parimin bazë të funksionimit të gazetarisë. Po u shkel kjo, atëherë ta mbyllim avokatinë, të ikim fare. Në atë sistem e mbylli Enver Hoxha, tha: ‘S’dua avokta’ edhe mbaroi. Sot bota është përsosur me një klik, kërkon çfarë të duash. Ku ta gjej unë, të dal jashtë. Unë e kam agjendën në celular, kur caktojmë datat, ne me axhendë dhe kemi probleme.”

Prova e parë e mënyrës sesi gjykata do të veprojë ndaj mungesave të avokatëve për masat e sigurisë do të shihet në orët në vijim, kur para trupës gjyqësore do të dalë Greta Pepa, e arrestuar në rastet e call center-ave, e cila ka një foshnjë katër muajsh dhe ka përfunduar në polici së bashku me fëmijën.

Previous Post

Trupi i pajetë i 80-vjeçares gjendet në lumin Drin pas tre muajsh pa kontakt me familjen

Next Post

Haaland te Reali, Donnarumma te rivalët — Inteligjenca Artificiale parashikon eksodin e Manchester Cityt nëse Qytetarët dënohen rëndë

Next Post
Haaland te Reali, Donnarumma te rivalët — Inteligjenca Artificiale parashikon eksodin e Manchester Cityt nëse Qytetarët dënohen rëndë

Haaland te Reali, Donnarumma te rivalët — Inteligjenca Artificiale parashikon eksodin e Manchester Cityt nëse Qytetarët dënohen rëndë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al