Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Blushi denoncon tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes: Do të paguhen 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë

Editor by Editor
October 11, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar sërish sot Ministriën e Mbrojtjes, lidhur me tenderin me vlerë 600 mijë euro.

Në një postim në facebook, Blushi thotë se shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Sipas tij, skandali i tenderit prej 600 mijë eurosh, thellohet pasi do të paguhen 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë.

POSTIMI I PLOTË I BLUSHIT: 

Thellohet skandali i tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi: Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë.

Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”.

Referuar dokumentave të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.

Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht, veçanërisht në kushtet kur shqiptarët po luftojnë sot për bukën e gojës! Është më shumë se një krim i shëmtuar!

Previous Post

VIDEO/ PAMJE TË RËNDA/ Ish e dashura e Don Xhonit dhunohet në reality show

Next Post

Zelanda e Re do taksojë gazrat e lopëve për të ngadalësuar ngrohjen globale

Next Post
Zelanda e Re do taksojë gazrat e lopëve për të ngadalësuar ngrohjen globale

Zelanda e Re do taksojë gazrat e lopëve për të ngadalësuar ngrohjen globale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al