Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë

Editor by Editor
August 9, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit fiton tenderin për të prerë pemët në Ujin e Ftohtë
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në korrik të vitit 2020, në kulmin e pandemisë Covid 19, kryeministri Edi Rama udhëtoi në Tepelenë, i shoqëruar nga ish-kryetari dhe deputeti i zgjedhur Tërmet Peçi dhe nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca. Ata shkuan në një punishte, në pronësi të Bledar Hysës.

Më shumë sesa lajmi që Bledari kishte marrë fonde nga AZHBR-ja, “lajm” në atë kohë u bë tryeza e tejmbushur me mish dhe me asortimente të tjera. Natyrisht Tërmet Peçi njihet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ramës, ku e pret me këngë dhe vallë.

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit

Edi Rama dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi në vitin 2020

Por në atë kohë ai tentoi që të dëndte me mish edhe kreun e qeverisë, i cili kishte dalë për të vizituar biznesmenë dhe njerëz që kishin marrë fonde. Koha kaloi dhe i njëjti personazh, personi që shtroi tryezën, fitoi një tender me vlerë të vogël nga Bashkia e Tepelenës. Institucioni tashmë drejtohet nga të besuarit e Tërmetit.

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit

Njoftimi i fituesit të tenderit për prerjen e pemëve në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë

Biznesmeni që u tejmbushi tryezën me mish Ramës dhe Tërmetit

Njoftimi i fituesit të tenderit për prerjen e pemëve në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Tepelenës ka finalizuar ditët e fundit tenderin me objekt “prerje pemësh që përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve dhe subjekteve në zonën e Ujit të Ftohtë”. Fitues i procedurës doli “HB-GROUPCONSTRUCTION” në pronësi të Bledar Hysës.

Në dokumentet e publikuara nuk ka një vlerësim të saktë të pemevë nga inxhinierët pyjore. Por vetëm një procedurë nga bashkia, e cila ka vendosur që të presë një “qershi të egër”, e cila është e trashë 50 centimetra dhe 14 metra e lartë. Për këtë pemë, bashkia thotë se është 80 % e tharë.

Nërkohë ka vendosur që të presë një “rrap” me gjerësi 120 centimetra dhe 20 metra të lartë. Për këtë pemë bashkia shkruan se është 90% e tharë. Pema e tretë është një “plep kanadez” 80 cm i gjerë dhe 19 metra i lartë.

Më shumë sesa rreziku, prerja duhet të jetë vendosur nga biznese që po lulëzojnë dita-ditës te Uji i Ftohtë, ku janë bërë hotele dhe disa projekte janë në vijim e sipër. A mos ndoshta prerja bëhet për të liruar ndonjë truall të ri për hotele në atë zonë?!

/VoxNews/

Previous Post

Londra në siatë të alarmit! 365 persona të ndaluar në protestën e ndaluar për Palestinën, përplasje të rënda me policinë.

Next Post

Policia shpëton tre turistë të huaj të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit.

Next Post
Policia shpëton tre turistë të huaj të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit.

Policia shpëton tre turistë të huaj të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al