Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Strike 2”, pjesë e planit operacional “Shkolla të Pastra”, dhe ka arrestuar dy persona në Laç, të dyshuar për shitje lëndësh narkotike në doza, kryesisht pranë shkollave. Në pranga kanë rënë V. R., 23 vjeç, dhe A. Gj., 36 vjeç, të dy banues në Laç.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë sekuestruan 126 doza të dyshuara narkotike, përfshirë 113 doza kanabis dhe 13 doza kokainë. Përveç lëndëve narkotike, janë sekuestruar edhe municion luftarak dhe dy telefona celularë.
Hetimet paraprake dyshojnë se të arrestuarit ushtronin aktivitetin e shitjes së drogës në qytetin e Laçit, me fokus kryesor pranë perimetrit të sigurisë së institucioneve arsimore. Operacioni është zhvilluar në kuadër të përpjekjeve policore për goditjen e shpërndarjes së drogës pranë shkollave.
Top Channel

