Monday, May 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

“Bisedimet tona me ta nuk po shkojnë askund”/ Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

Editor by Editor
May 23, 2025
in Uncategorized
0
“Bisedimet tona me ta nuk po shkojnë askund”/ Trump e kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të premten se do të vendosë tarifa prej 50 për qind ndaj të gjitha importet nga Bashkimi Evropian, si dhe tarifa prej 25 për qind ndaj produkteve të kompanisë Apple, nëse nuk i prodhon telefonat mobilë, iPhone, në Amerikë.

Këto kërcënime, të bëra përmes rrjeteve sociale, pasqyrojnë aftësinë e Trumpit për ta tronditur ekonominë globale me disa rreshta të shkruar, si dhe të vërtetën se tarifat e tij nuk po sjellin marrëveshje tregtare që ai kërkon, e as kthimin e prodhimit vendas që ua ka premtuar votuesve.

Trumpi u zemërua nga mungesa e përparimit në bisedimet tregtare me BE-në, e cila ka kërkuar heqjen e të gjitha tarifave edhe pse ai ka ngulur këmbë publikisht për ta ruajtur një taksë bazë prej 10 për qind për shumicën e importeve nga blloku.

“Bisedimet tona me ta nuk po shkojnë askund!” shkroi Trump në Truth Social.

“Prandaj, unë po rekomandoj tarifa të drejta prej 50 për qind ndaj Bashkimit Evropian, duke filluar më 1 qershor 2025. Nuk do të ketë tarifa, nëse produkti ndërtohet apo prodhohet në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai.

Ai gjithashtu e kërcënoi edhe kompaninë Apple me tarifa ndaj importit.

Apple tani i bashkohet Amazon-it, Walmart-it dhe kompanive të tjera të mëdha amerikane që janë në shënjestër të Shtëpisë së Bardhë.

“Kam njoftuar prej kohësh Tim Cook të Apple që pres që iPhone që do të shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të prodhohet dhe ndërtohet në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi apo në ndonjë vend tjetër”, shkroi Trump.

“Nëse nuk ndodh kjo, një tarifë prej të paktën 25 për qind duhet të paguhet nga Apple ndaj SHBA-së”, paralajmëroi ai.

Pasi Trump vendosi tarifa ndaj Kinës, Apple dhe Tim Cook kanë synuar ta zhvendosin prodhimin e iPhone-ve në Indi, ndërsa kompania ristrukturon zinxhirët e furnizimit.

Ky plan e ka zemëruar Trumpin, i cili e përmendi edhe javën e kaluar gjatë udhëtimit të tij në Lindjen e Mesme./REL

Previous Post

“Ohoho nëna ime çfarë copash!” Operacioni “Ura”, dalin bisedat në SKY ECC për trafikim të lëndëve nakotike edhe drejt Gjermanisë: Paketoja paratë në qese me vakum

Next Post

“Është bërë ortak, këta kanë blerë në Turqi!” Operacioni “Ura”/ Zbardhen pjesë nga dosja e SPAK, kush është Pirro Capi dhe roli i tij në trafikun e drogës

Next Post
“Është bërë ortak, këta kanë blerë në Turqi!” Operacioni “Ura”/ Zbardhen pjesë nga dosja e SPAK, kush është Pirro Capi dhe roli i tij në trafikun e drogës

"Është bërë ortak, këta kanë blerë në Turqi!" Operacioni "Ura"/ Zbardhen pjesë nga dosja e SPAK, kush është Pirro Capi dhe roli i tij në trafikun e drogës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al