Miri, një nga finalistët e Big Brother, u bë banori i dytë që thyente një nga kutitë e emergjencës të vendosura brenda shtëpisë, pas Rogertit. Mëngjesin e kësaj të marte, ai vendosi të hapte kutinë dhe zbuloi përmbajtjen e zarfit. Në të shkruhej: “Fitove të drejtën të ftosh një mik në shtëpinë e Big Brother”, duke i siguruar kështu një shpërblim. Tani ka mbetur vetëm një kuti emergjence, e cila do të thyhet nga Selin ose Mateo.

